Categories Lajme

Foto\ Bujar Leskaj prezanton kandidatin e listës fituese të PD , inxhinierin Gëzim Ademaj

Sot, përgjatë ditës u  zhvilluan disa takime me anëtarë, simpatizantë të PD dhe banorë të fshatrave Vajzë dhe Shkozë, ku Bujar Leskaj prezanton kandidatin e listës fituese të PD për zonën, inxhinierin Gëzim Ademaj.

Për pushtetin e propagandës, këto fshatra me tradita demokratike nuk ekzistojnë. Nuk ekziston Shkoza, nuk ekziston as Vajza, vendlindja e poetit te madh dhe politikanit Ali Asllani, vendi i Heroit Perlat Rexhepi dhe atdhetarëve Kacandon Breshani, Rexhep Sulejmani, Maliq Sadushi, Namik Zeneli, Ylli Bora, Qendro e Mustafa Bellaj, etj.

Mund të qëndronim pa fund duke diskutuar me njëri-tjetrin sepse të shumta janë problemet, me të cilat ata ndeshen përditë. Në Shkozë dhe Vajzë banorët ngritën shqetësimin për infrastrukturën, varfërinë e ulur këmbëkryq; harresën; persekutimin e një regjimi dhe hakmarrjen e një regjimi tjetër.

Bashkëbiseduam për programin e Partisë Demokratike dhe për gjithçka që demokratët përfaqësojnë. Për ekipin e Partisë Demokratike është nder, privilegj, detyrim e përgjegjësi për të qenë përfaqësuesit e tyre në parlament. Dhe u angazhuam se nuk do t’i zhgënjejmë!

U angazhuam se pas 25 prillit PD në pushtet do të ndërtojë urën që lidh fshatrat e Vlorës me njëra-tjetrën dhe Tepelenën, si edhe do të asfaltojmë rrugët brenda fshatrave. 100 milionë euro subvencione në vit për fermerin, 50 milionë euro në vit për infrastrukturen rurale, mbrojtje e prodhimit vendas, heqja e “Taksës Rama” për naftën, është angazhimi i kryetarit Basha për bujqësinë. Fshati meriton një qeveri që i mbështet, jo një qeveri që i ndëshkon.

Politikën e lakut të fytit, Vlora nuk e duron!

“Kalorësi i Fytyrës së Vrerosur”, nuk i gënjen më dot banorët e Vlorës me projekte 3D dhe investime me filma vizatimorë! Koha kur Vlora mbahet peng nga inati i një njeriu për llogari të xhepave të një grushti njerëzish, ka marrë fund!

Përpara kemi një datë nga mund të fillojmë t’u japim zgjidhje. 25 prilli është një mundësi për të gjithë sepse problemet nuk njohin ngjyra. Në 25 prill Shkoza dhe Vajza bëjnë zgjedhjen e tyre për Ndryshimin! Në 25 Prill Vlora fiton.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME