Categories Kuriozitete

FOTO\ Djali 22 muajsh porosit mobilie për shtëpinë përmes telefonit të nënës

Madhu Kumar po surprizohej çdo ditë, pasi në shtëpinë e saj në New Jersey, SHBA mbërrinin mobilie të porositura. “Personi i parë erdhi me kutinë, dhe e vendosi pranë derës,” tha Kumar për News 12. Më pas mbërriti një dërgues tjetër, pastaj një tjetër. Së shpejti, kutitë ngjyrë kafe mbushën shkallët e përparme. Një tjetër email mbërriti në adresën e saj se porosi të tjera ishin duke ardhur.

E gjithë situata ishte e mbuluar me mister. Edhe pse ajo i kishte parë artikujt në në Walmart ndërsa shfletonte për shtëpinë e re të familjes në Monmouth Junction, Kumar e dinte që nuk kishte blerë asnjë prej tyre. Ajo pyeti edhe bashkëshortin e saj, Pramod, i cili i tha se as nuk e kishte bërë. As dy fëmijët e tyre të mëdhenj nuk e kishin bërë.

Misteri mori zgjidhje. Ayaansh Kumar, vetëm 22 muajsh, djali i vogël i familjes, mori telefonin, vetëm pak çaste pasi ajo kishte ruajtur një numër të madh artikujsh në një faqe interneti të njohur për blerje.

Ndërsa nëna ende po mendonte se cilat pjesë të blinte, Ayaansh i porositi të katër pjesët e mobilieve duke e lënë nënën e tij me pothuajse 2,000 dollarë më pak (rreth 1 mijë e 700 euro) në llogarinë e saj bankare.

I lindur në pranverën e vitit 2020, Ayaansh ka jetuar në pandemi, duke parë katër të mëdhenjtë në familjen e tij duke punuar, të mësojnë në shkollë, të blejnë dhe të luajnë, të gjithë nga shtëpia, të gjithë duke përdorur elektronikë për t’u lidhur dhe ndërvepruar me botën. Në këtë mënyrë, duket se ai e ka përvetësuar mirë teknologjinë. “Ai është kaq i vogël, ai është kaq i lezetshëm,” tha Madhu Kumar për WNBC. “Ne po qeshnim që ai porosiste të gjitha këto gjëra,” shtoi ajo

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME