Dy automjete u përfshinë në një aksident tragjik pasditen e djeshme, në áksin rrugor Elbasan-Tiranë. Pérplasja ndodhi në afërsi të tunelit, ku mjeti tip “Volswagen” në të cilën udhëtonin 4 vajza u përplas me një automjet tip “Benz” i cili drejtohej nga 58-vjeçari Behar Pema. Ky i fundit është dhe shkaktari i aksidentit, pasi teksa po drejtonte mjetin në gjendje të dehur ka goditut në pjesën e pasme makinën ku po udhëtonin të rejat.
Si pasojë e góditjes kanë ndërruar jetë Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia të dyja banuese në Shkodër. Ndërkohë që drejtuesja e mjetit Denisa Dibra si dhe pasagjerja e vendit të parë Nervida Garunja, motra e të ndjerës Lusinda Garunja, ndodhen në gjendje krítíke për jetën te spitali i Tráumës.
Nervida Garunja ka mundur të flasë për áksidentin trágjik që ndodhi mbrëmjen e djeshme. Ajo ka rrëfyer se Behar Pema, 58-vjeçari që tashmë është vënë në pranga ka kryer manovra në rrugë, duke shkaktuar edhe áksidentin.
“Kryente manovra në rrugë. Ecte dhe nuk mbante drejtimin,”- mësohet se është shprehur ajo, pas ngjarjes së réndë. Drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ me targa AA209AD, shtetasi Behar Pema, 58 vjeç, drejtonte mjetin në gjendje të déhur në masën 093 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/ l testi i dytë. Ai është árrestuar nga pólicia.

