Foto e rralla/ Vlora dhe Berati në vitin 1900, Këto fotografi të rralla na sjellin Vlorën dhe Beratin e para 119 viteve.
Ku Mallkeqi ze nje vend te rendesishem ne albumin Karl Ludvig Paç.
Njeriu i cili i realizoi këto pajme që datojnë nga viti 1900 ishte historiani dhe arkeologu, Karl Ludvig Paç. Më pas këto pamje të rralla janë mbledhur dhe publikuar nga studiuesi albanologu, Robert Elsie.
“Historiani dhe arkeologu, Karl Ludvig Paç (Carl Ludëig Patsch, 1865-1945), lindi në Kovaç të Bohemisë dhe u rrit në Volhini (Ukrainë).
Studioi historinë, gjeografinë dhe filologjinë klasike në Universitetin e Pragës, ku mbaroi doktoraturën mbi Strabo-n në vitin 1893.
Dha mësim në Vjenë dhe, nga viti 1893, në Sarajevë, ku u emërua drejtor i muzeut rajonal të Bosnjë Hercegovinës. Në vitin 1904 themeloi në Sarajevë Institutin e Balkanologjisë, të cilin e drejtoi deri në fund të Luftës së Parë Botërore, kur muzeu u mbyll dhe ai u detyrua të kthehej në Vjenë.
Ishte pikërisht Karl Paç i cili, me kërkesë të qeverisë shqiptare, themeloi në vitin 1922 Muzeun Kombëtar në Tiranë.
Ky album ishte rezultati i udhëtimit të tij në zonën e Vlorës dhe të Beratit në pranverë te vitit 1900.
Ketu te bie ne sy ditet e pakta qe ai ka qendruar ne Shqiperi dhe vendet qe ka zgjedhur per te shkrepur fotot per te krijuar albumin e tij
Ai e fillon nga Kanina dhe pastaj vazhdon ne Mallkeq zbret ne Zvernec kthehet ne Dukat dhe vazhdon ne Apolloni Myzeqe Berat. Kjo tregon qe perzgjedhja e ketyre vendeve nuk ka qen rastesore.Burimi Fredinant Shahaj.