Categories Lajme

FOTO\ Foto e viktimes 37-vjeçare që u vra në gjumë nga kunati

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Tiranën, ku 45-vjeçari Roland Sinani ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, Migena Sinanin.

Ngjarja ka ndodhur në orën 4: 30 të mëngjesit, ndërsa e reja, nënë e dy fëmijëve, ishte në gjumë së bashku me vajzën e saj 2-vjeçare.

Të dhënat e para të policisë tregojnë se Roland Sinani vuante nga depresioni dhe ishte me mjekim.

43-vjeçari Roland Sinani disa vite më parë ka qenë pjesë e ushtrisë shqiptare, kohë në të cilën kanë nisur dhe problemet e para me depresionin.

Së fundi ai punonte në një gomisteri në zonën e Alidemit në Tiranë, ndërsa jetonte në një banesë me prindërit, vëllanë dhe nusen e tij, si dhe dy fëmijët e çiftit.

Migena, e cila u vra nga Rolandi në dhomën e gjumit, teksa flinte me fëmijën 2-vjeçar, ishte dhe ajo që kujdesej për të gjithë anëtarët e familjes, përfshirë dhe autorin e krimit makabër. Nuk dihet se sa të hershme kanë qenë konfliktet familjare që çuan në vrasjen e Migenës dhe vetëvrasjen e 43-vjeçarit.

Bashkëshorti i Migenës, Erjon Sinani mësohet se ka qenë në punë në momentin e vrasjes, pasi kishte një taksi, me të cilën shërbente gjatë turnit të tretë. Policia ka ndërtuar dinamikën e ngjarjes, ku Migena është vrarë në dhomën e saj të gjumit, ndërsa më pas 43 vjeçari ka qëlluar dhe veten në oborrin e banesës.

Grupi hetimor po merr në pyetje familjarët e dy viktimave, për të zbardhur arsyet që kanë shtyrë Rolandin të ndërmarrë krimin e rëndë. Ndërkohë dy prindërit e moshuar të tij kanë qenë ata që kanë njoftuar policinë, ndërsa nga fqinjët janë dëgjuar tre të shtëna. Vjehrra e Migenës thuhet se kishte probleme me lëvizjen për shkak të një incidenti të disa kohëve më parë, dhe për këtë shkak ka deklaruar se ka mbërritur me vonesë në dhomën e nusess së saj.

Sipas fqinjëve, familja Sinani ishte e tërhequr dhe nuk kishin shumë komunikim me komunitetin në lagje. Për bashkëshortin e 37-vjeçares ata kanë thënë se shikonte punën e tij dhe ishte njeri i qetë.

“Rolandi dhe familja e vëllait jetonin në një banesë në Shkozë në kushte të vështira ekonomike. Në familje vëllezërit punon të dy. Erjoni si taksist turni i 3 dhe Rolandi në një servis gomash. Nusja dhe Erjoni kujdeseshin për 2 fëmijët e mitur por edhe për 2 prindërit e sëmurë.

Në disa raste ata kujdeseshin edhepër Rolandin, i cili prej  kohësh vuante nga depresioni. Nuk kanë pasur konflikte në familje, kanë shkuar shumë mirë.

Nusja flinte në krevat me vajzën 2 vjeç e cila ka qene dëshmitare në ngjarje. Ndërsa djalin 4 vjeç e kishte çuar tek familja e prindërve të nuses”,  kanë thënë fqinjët e familjes Sinani.

Dëshmia e burrit të viktimës gjithashtu po merret nga policia, dhe pritet të zbulojë më shumë rreth faktit nëse vëllai i tij dhe bashkëshortja kanë pasur apo jo konflikte të mëhershme. Pas vrasjes dhe vetëvrasjes së sotme, numërohen 15 viktima prej fillimit të vitit.

FOTO Imazhi i viktimes 37-vjeçare që u vra në gjumë nga kunati

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME