Categories Lajme

FOTO – Gjesti i rrallë i malësorit, gjen çantën e turistit francez dhe e njofton në rrjete sociale, për dy orë…

Një shembull për tu ndjekur por edhe gjest që rrit vlerësimin e turistëve të huaj për Shqipërinë e shqiptarët! Kështu mund të vlerësohet veprimi i një malësori, i quajtur Vasel Frangaj, punonjës i Policisë së Shtetit. Ai ka gjetur një çantë, brenda të cilës ishte edhe një pasaportë e një qytetari francez. Duke shfrytëzuar rrjetet sociale, Franaj ka bërë njoftim:

NJOFTIM

Njoftoj se ne fshatin selce pikerisht ne kthesen e Gjenoviqit ne mesin e rruges nacionale esht gjetur kjo çante.Ju lutem te gjitha bujtinave te kelmendit te interesohen nepermes turistave qe kane qe te vihet ne dijeni ky person pasi çanta rezulton te jete e nje shtetasi francez, te njoftohet se canta ndollet tek une pasi e kam gjetur ne rruge.

Me respekt Vasel Frangaj

Nuk ka vonuar dhe çanta i është kthyer pronarit. Vetë Vasel Frangaj ka e ka njoftuar këtë, përsëri brenda pak orëve:

Brenda nje kohet shum te shkurter nepermjet fb u ba e mujtur dorzimi i cantes tek i zoti ju falenderoj te gjithve per mbeshtetjen. Pas këtij veprimi qytetar, nuk kanë munguar reagimet në rrjetet sociale. Ndër to, edhe zëvendëskryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Sytki Ndreca, i cili shkruan:

Se ndershmëria e kultura njerëzore nuk kanë munguar kurrë te Fisi Frangaj e tek ju miku im Vasel Frangaj. Ndaj veçse mirënjohje për këtë vepër humane e vlerë malësore. Ky është shëmbulli më i mirë për turistët vendas e të huaj se në trevën tonë Malësi e Madhe përveç bujarisë e mikpritjes janë të pranishëm edhe besa e burrëria si tradita të mbrujtura në kohë e hapësirë. Edhe njëherë gjej rastin personalisht të të falenderoj për krenarinë që i jep çdo malësori miku ynë Vasel Frangaj. #Respekte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Një makinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Kush janë drejtuesit e Policisë së Sarandës që u arrestuan nga operacioni “AMP”

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, është arrestuar këtë të premte në kuadër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME