Një tentativë gra.bitjeje është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan.
Gra.bitësi është identifikuar si Olti Janaq Caroshi, 45 vjeç dhe dyshohet se ka go.ditur me çekiç, 20 vjeçaren Anxhela Panxhi. Autori ka shkuar për të blerë në dyqan dhe kur vajza e ka pyetur se çfarë dëshiron të blejë 45-vjeçari e ka qëlluar më çekiç në kokë.
Aty pranë ka qenë babai i vajzës i cili është konfrontuar me autorin.
Kanë ndërhyrë fqinjët të cilët e kanë dërguar në spital. Dëshmitarët thane se pasi kanë parë autorin që po largohej një grup çunash nga lokali përball e kanë neutralizuar dhe kanë mbajtur deri sa ka ardhur policia.
Dyshohet se 54 vjeçari është i sëmurë mendor, por pavarësisht problemeve me shëndetin mendor punonte si mësues në Njësinë Administrative Paper.