Categories Kuriozitete

FOTO/ Kërpudha që ‘rrjedh gjak’, njihuni me lulet më të çuditshme të botës

Ju mund të mendoni se ndodheni në skenat e një filmi kur të shikoni këto pamje dhe këto lule gjigante dhe të mrekullueshme. Por këto ekzemplarë monstruoze ekzistojnë.

MailOnline Travel ka mbushur botën për disa nga speciet bimore më të çuditshme, me petale gjigante dhe me aroma nga më të çuditshmet.

Shkoni më poshtë për të parë këto lule të mrekullueshme që ekzistojnë vërtetë poe ama që në shumë raste duken edhe të frikshme për shkak të madhësisë së tyre.

Njëra prej tyre  është jashtëzakonisht e rrallë dhe mund të gjendet në pujet e shiut, Borneo në Malajzi dhe Sumatra në Indonezi.

Lulet e kuqërremtë dhe ngjyrë kafe dalin nga sytha të mëdhenj si lakra dhe bima mund të rritet më shumë se tre metra e gjerë dhe peshon deri në 15 kilogramë.

Kur ajo lulëzon, bima jep një aromë të neveritshme që vjen sikur të ishte mish i kalbur. Kjo aromë tërheq insektet për të polenizuar bimën.

Një tjetër lule masive e gjetur në Indonezi është Titanumi Amorphophallus, e njohur gjithashtu si arum titani. Ajo mund të arrijë lartësi prej shtatë deri në 12 metra dhe peshon sa 170 kilogramë.

Lulja përbëhet nga një pistil qendror i verdhë dhe nga petale thuajse të kalbura ose më saktë që ngjajnë si të tilla. Ashtu si Rafflesia, ajo lëshon një erë të keqe për të tërhequr insektet që shpërndajnë pjalmin dhe bëjnë pjalmimin e luleve. Këto lule kanë fituar edhe pseudimin ‘lulet e kufomës’.

Lulja e kufomës gjendet gjithashtu në pyjet e shiut e Sumatras perëndimore, më së shpeshti në kodrat e pjerrëta. Për ata që nuk duan një ekspeditë bimore, arum titan kultivohet në kopshte botanike në të gjithë botën. Ajo kthehet në një atraksion.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME