Fifi dhe Adisi janë çifti më i ri i showbizit shqiptar. Që prej bërjes publike të lidhjes së tyre, ata nuk kanë nguruar asnjë moment që të publikojnë foto me njëri-tjetrin.
Së fundmi, një foto e postuar nga Fifi ka bërë “lëmsh” fansat duke aluduar se është në pritje të ëmbël për herë të parë.
Në postimin e saj këngëtarja partnerin e saj, Adis Patushin, e ka quajtur “babi”, ndërsa ai e ka ripostuar duke e quajtur Fifin “mami”.
A është këngëtarja vërtet në pritje të ëmbël, apo është thjesht një lojë për të bërë zhurmë në rrjet, ngelet për tu parë në ditët në vijim.

