Categories Lajme

Foto/ Muzeu Onufri, rezultate mbresëlënëse pas restaurimit të 5 ikonave

Përfundoi projekti për restaurimin e pesë ikonave të amvonës së Katedrales “Fjetja e Shën Mërisë” në Muzeun Onufri.

Pas përfundimit të analizave dhe mbrojtjes së projektit, puna për restaurimin e tyre filloi në fund të muajit gusht dhe përfundoi në fund të muajit tetor.

Ajo u zhvillua në disa faza të ndryshme, për secilën ikonë si, pastrimi dhe dezinfektimi i panosë së ikonës si dhe injektimi i antimolit nëpër galeritë aktuale, konsolidimi i panosë së drurit. Më pas u vazhdua me ndërhyrjen në pjesën e përparme. U procedua me injektimin e antimolit nëpër galeritë e vjetra me shiringë për të paraprirë aktivitete të reja të mikroorganizmave si dhe konsolidimin e galerive te mëdha dhe mbushja e tyre. 

Puna vazhdoi me çlirimin e pelikulës piktorike nga verniku i degraduar, heqjen e papastërtive të qëndrueshme si dhe konsolidimin e pelikules piktorike dhe shtresave përgatitore. Me pas u procedua me një retushim estetik të veprës duke respektuar gjithmonë patinën e kohës për të mos krijuar një falls historik. Në përfundim u bë rivernikimi i veprës. 

Rezultati i arritur është vërtet mbresëlënës duke nxjerrë në dukje freskine e ngjyrave të autorit si dhe siluetën e personazheve të paraqitur në pesë ikonat e restauruara të cilat i përkasin amvonës së Katedrales së “Shën Marisë,” sot Muzeu Onufri dhe atribuar gjeneratës së fundit të piktorëve me mbiemër Katro (Çetiri) nga Grabova, rreth vitit 1850./atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME