Categories Lajme

FOTO/ Nëna kërkon djalin e humbur në Francë: Gjendet i droguar poshtë një ure, bën jetë endacaku

Falë publikimit të fotove të të riut nga Tirana Arbri Cërriku, “Pa Gjurmë” e gjen atë në Nancy të Francës. Këtë mesditë, e ftuar në studio nëna, Dashurie Cili, vajtoi mes dhimbjesh teksa pa pamjet filmike të të birit, i cili kishte përfunduar në një gjendje të rënduar psikologjike dhe fizike.

28-vjecari, me një fizik tejet të dobët, u xhirua teksa po ecte me nje biçikletë i vetëm në rrugë nga një emigrante, e cila ishte ndjekëse e rregullt e emisionit. Teksa e ndaloi, ajo e njoftoi se nëna e tij po e kërkonte. Nga biseda e shkurtër, dallohej qartë që i riu kishte probleme me shëndetin mendor dhe fizik. Për më tepër ai u tregua mospërfillës dhe u largua me nxitim duke mos dhënë asnjë detaj për jetën e tij apo një numër kontakti.

Ky është djali im. Sa qënka dobësuar, e zeza unë ka përfunduar shumë keq. Mua ma ndjente zemra se i kishte ndodhur diçka e keqe. Ai duket në video që nuk flet qartë dhe do vetëm të iki. Çfarë të bëj unë e zeza për djalin? ’- tha në studio duke qarë nëna teksa pa pamjet e të birit.

Moderatorja e programit, Odeta Dume, u lidh nëpërmjet  telefonit me emigranten e cila kishte bërë kërkime për të mësuar më shumë rreth të riut.

Sipas saj, Arbër Cërriku ishte dëbuar nga qëndra e azilit ku strehohej, pasi kishte thyer rregullat. Si pasojë e përdorit të drogërave të rënda, ai ishte katandisur në një gjëndje të mjerueshme dhe kishte përfundur si endacak poshtë një ure në Nancy të Francës.

Nëna, mes lutjeve, kërkoi t’ia sillnin të birin në Tiranë ose ta fusnin në një qendër rehabilitimi në Francë.

Mua më erdhi shumë keq për nënën e tij, kur pashë emisionin dhe menjëherë nisa kërkimet se e kisha parë Arbrin që endej rrugëve këtu. Ndaj e nisa edhe videon që nëna ta di që e ka gjallë. Unë do e ndihmoj Dashurinë, që djalin e saj ta dërgojmë në një qendër duke u lidhur me shërbimin social në Nancy’- u shpreh emigrantja e prekur nga lotët e nënës së të riut.

Dashuria, nëna e Arbërit,  ishte divorcuar në moshë shumë të re pas dhunës sistematike të bashkëshortit. Megjithatë, ajo ia kishte dalë ta rriste e vetme mes sakrificave djalin e saj. Edhe pse, fati i keq, nuk iu nda edhe tani që ai u bë burrë.

Një vit më parë, 28-vjecari, niset drejt Francës për një jetë më të mirë për vete dhe nënën e tij, por humbi çdo kontakt 31 mars të këtij viti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME