Categories Lajme

Gjermania lehtëson procedurat për ata që duan të punojnë atje, njihuni me ndryshimet e reja

Grupet parlamentare të SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së kanë rënë dakord për ndryshimet e fundit në ligjin për imigrimin e punonjësve të kualifikuar. Siç njoftuan sekretaret parlamentare Katja Mast (SPD), Irene Mihalic (Të Gjelbërit) dhe Johannes Vogel (FDP), ligji pritet të vihet në agjendën e Bundestagut këtë javë për një diskutim përfundimtar.

Një nga ndryshimet që u bënë në projektligjin e qeverisë është lejimi i azilkërkuesve të qëndrojnë për qëllime pune. Ata duhet të jenë në gjendje të hyjnë në tregun e punës nëse kanë një ofertë pune që u mundëson të jetojnë. Kjo është e mirë për sipërmarrjet, të cilat presin që njerëzit tashmë në vend të mund të punojnë atje, si dhe për komunat, të cilat do të liroheshin nga burokracia dhe kostot, shpjegoi Irene Mihalic.

Pragu minimal i të ardhurave pritet të ulet

Vogel vuri në dukje se rregulloret zbatohen vetëm për azilkërkuesit në proces dhe me efekt prapaveprues. Afati i fundit është data 29 mars 2023, kur projektligji u bë publik me vendim të kabinetit. Sipas Vogel-it, ndryshime të mëtejshme do të bëhen në “hartën e mundësive” të planifikuar. Kështu, duhet të qartësohet perspektiva e qëndrimit në Gjermani për personat që kanë gjetur punë në këtë vend. Për më tepër, kufiri minimal i të ardhurave që lejon imigrimin e punës nëpërmjet “kartës blu” do të ulet më tej, në rreth 3500 euro bruto në muaj.

Mast shpjegoi se koalicioni kishte rënë dakord edhe për detajet përfundimtare të ligjit të planifikuar për kualifimimin fillestar dhe të vazhduar. Kjo përfshin një garanci shkollimi për të gjithë të rinjtë në Gjermani. Mbështetja dhe inkurajimi i potencialeve kombëtare është ana e dytë e medaljes në tërheqjen e fuqisë punëtore të kualifikuar. Edhe kjo pritet gjithashtu të hidhet në votë në Bundestag këtë javë.

Me ndryshimin e ligjit për imigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar, koalicioni tripartiak në pushtet në Gjermani kërkon të lehtësojë ndjeshëm imigrimin e punëtorëve të kualifikuar. Në të ardhmen, të huajt nga vendet jo anëtare të BE-së mund të vijnë në Gjermani për të kërkuar punë me një “kartë shansi” bazuar në një sistem pikësh.

Profesionistët me diplomë dhe përvojë profesionale mund të vijnë pa pasur nevojë që paraprakisht t’u njihet diploma nga Gjermania. Për të huajt me diplomë të njohur nga Gjermania, ulen pengesat, si paga minimale e përcaktuar.
Agjencia Federale e Punësimit ndërmjetëson më shumë azilkërkues të pranuar

Zyrat e punës në Gjermani po ndërmjetësojnë gjithnjë e më shumë azilkërkuesit e pranuar në rrugën e tyre drejt tregut të punës. Që nga viti 2012, numri i personave të mbështetur nga vendet e origjinës së azilkërkuesve është rritur nga 105.000 në 571.000, sipas Agjencisë Federale të Punësimit. Kësaj i shtohen edhe 208.000 azilkërkues të pranuar që marrin pjesë në kurse integrimi.

Këta persona kryesisht vijnë nga vendet nga të cilat erdhën në Gjermani në vitet 2015 dhe 2016 shumica e njerëzve: Afganistani, Eritrea, Iraku, Irani, Nigeria, Pakistani, Somalia dhe Siria. Në të njëjtën kohë, numri i personave të punësuar tashmë nga vendet e origjinës së azilkërkuesve është rritur nga 81.000 në 2012 në 568.000 vitin e kaluar./DW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga student ekselent i Mjekësisë te hapja e varrit në Lushnje, historia tronditëse e 36 vjeçarit

Një ngjarje tronditëse u raportua këtë të martë, 21 prill, nga Lushnja, ku një 36…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet baza e drogës në Shkodër, në pranga dy të rinj, në kërkim bashkëpunëtori!

Dy të rinj janë arrestuar në Shkodër, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas zbulimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje të reja/ Vrasja e Goxhajt në Memaliaj, dyshohet për atentat të mirëorganizuar. Pistat

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e së martës në Memailaj, ku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën prej arrestit kardiak i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit

Një 69-vjeçar, i cili vuante dënimin në burgun e Fierit, ka humbur jetën në mënyrë…

LEXO ME SHUME