Categories Lajme

FOTO/ Një tryezë e kuqe me Kushtetutën sipër, ja vendi ku do të firmoset dekreti i jashtëzakonshëm nga Meta

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka marrë formë gjithçka, teksa pritet të nisë nga çasti në çast manifestimi i thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

Në foton që sjell “BalkanWeb”, duket se para Presidencës është ngritur podiumi, ku do të flasë Presidenti Meta dhe disa personalitete të tjera të botës së artit, sportit, kulturës. Në anë të podiumit, janë vendosur dy vajza të vogla, të cilat janë veshur me fustane, që mbajnë ngjyrat kuqezi.

Por në shesh nuk mungon dhe tryeza, ku do të firmoset një dekret i jashtëzakonshëm, siç ka thënë vetë Kreu i Shtetit.

Siç shihet nga fotot që sjell “BalkanWeb”, në podium është vendosur një tryezë e kuqe dhe një karrige, ndërsa sipër tavolinës është vendosur Kushtetuta e Shqipërisë, një flamur kuqezi dhe stilolapsi, me të cilin Kreu i Shtetit pritet të firmosë dekretin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME