Categories Lajme

FOTO\ Një vlonjat për Marinën e Vlorës, ja kush po e ndërton projektin ambicioz

Marina Vlorë është projekti më i ri që pritet të fuqizojë Vlorën dhe gjithë rivierën. Një port i ri turistik, koncept turizmi elitar, mundësi e artë për të tërhequr fashën luksoze të pushuesve nga bota. Kështu e përmbledh investimin Geront Çela, drejtori ekzekutiv i Brunes, një ndër kompanitë me kontribut kryesor në zhvillimin e projektit.

Kemi mësuar se Marina Vlorë do të quhet porti i ri që zëvendëson atë aktual. Çfarë nënkupton ky zhvillim për ju?

Në të vërtetë do jetë transformim i plotë i mënyrës si menaxhohet vija bregdetare për turizëm. Nga porti i vjetëruar, me kapacitet të kufizuar dhe aktivitet industrial në zemër të qytetit, do kalojmë tek porti i dedikuar turizmit dhe për më tepër mjeteve turistike luksoze. Kompania Brunes do të jetë në krye të këtij bashkëpunimi mes aktorëve vendas dhe konsulentëve ndërkombëtarë të specializuar në fusha të tilla.

Ju e njihni mjaft mirë historinë dhe ekonominë e zonës. Si është angazhimi juaj në këtë sipërmarrje?

Unë jam lindur dhe rritur në Vlorë, kështu që lidhjet e mia me zonën janë të shumanshme. Edhe kompania Brunes është themeluar në atë qytet, për t’u shtrirë më pas në gjithë vendin. Tashmë është momenti që Brunes të japë kontribut strategjik për Vlorën. Natyrisht përsa u përket përmasave, ky është një projekt që zbatohet për herë të parë në Shqipëri, prandaj jemi duke bashkëpunuar me kompani ndërkombëtare që kanë secila specialitetin e vet në marina.

Si ndikon situata në vend dhe në botë tek projekti juaj?

Situata është e përshtatshme, madje do thosha se jemi të vonuar. Secili prej shteteve fqinje ka disa marina; një pjesë e tyre cilësohen nga më të njohurat në Europë. Ato janë konkurrente të forta me ofertat që vijnë sot nga bregdeti ynë. Marina Vlorë do ta kthejë në favorin e vendit tonë këtë konkurrencë. Vlora dhe nëpërmjet saj gjithë Shqipëria do të plotësojnë parametrat për t’u cilësuar destinacione të denja në hartat e turizmit elitar. Ne do jemi gati për momentin kur lëvizja e njerëzve nëpër botë të jetë normalizuar.

Vetë Marina Vlorë si ndikon tek qyteti dhe më gjerë?

Marina Vlorë plotëson në mënyrë të përsosur mozaikun e zhvillimit të bregdetit të qytetit. Shëtitorja ekzistuese ose Lungomare do të zgjatet dhe do të krijojë hapësira të reja të strukturuara për qytetarët dhe bizneset. Një park i gjelbëruar prej afro 50.000 m2 po i shtohet qytetit aty ku përfundon shëtitorja ekzistuese. Ndërkaq është e përfunduar rruga për në Zvërnec. Pra do të kemi një infrastrukturë të modernizuar që ndjek vijën bregdetare. Marina Vlorë do të ngrihet në qendër të gjatësisë së shëtitores dhe në afërsi të parkut të ri. Arkitektura e saj është në harmoni me vlerat e traditës dhe respekton klimën tonë mesdhetare. Banorët e Vlorë dhe çdo pushues do të jetë i mirëpritur në të gjitha shërbimet e Marinës Vlorë. 

Kur do të shohim zhvillimet e para në terren?

Grupi i punës po bën takimet e fundit para se të hapet kantieri i punimeve. Besoj se, pa u mbyllur viti 2021, Marina Vlorë do të ketë filluar zyrtarisht procesin e ndërtimit. Me atë rast, publiku do të njihet edhe me detaje të reja. Ne jemi angazhuar që në periudhën 3-4 vjeçare Marina Vlorë të jetë funksionale dhe një vlerë më tepër për ekonominë e zonës dhe të gjithë Shqipërisë.BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME