Categories Kuriozitete

FOTO/ Njihuni me restorantin më të shtrenjtë në botë

Restoranti më i shtrenjtë në botë ndodhet në Ibiza. Sublimotion gjendet konkretisht në hotelin Hard Rock dhe drejtohet nga shefi i kuzhinës Paco Roncero, me dy yje Michelin.

Çmimi i menusë është plot 1800 euro. Një çmim i tillë është vendosur sepse përveç ushqimit, paguhet edhe për “një aventurë ekskluzive dhe inovative, ku pranohen vetëm 12 klientë në natë”.

Përvoja në këtë restorant, në faqen e internetit të restorantit, përshkruhet si “performanca e parë gastronomike e krijuar për të rritur kënaqësinë e të ulurit për të ngrënë në tavolinë”, bazuar në “një art të ri skenik që bashkon kuzhinën e rafinuar, teknologjinë, skenën dhe argëtimin”.

Sublimotion thekson se, përmes konceptit të tij gastronomik, është “i aftë të shndërrojë tryezën në skenë dhe klientin në protagonist”. Paco Roncero shpjegon se “tavolina është një skenë ku shumë gjëra ndodhin mbi të dhe rreth saj”.

Restoranti thekson në faqen e tij të internetit se Sublimotion është rezultat i “bashkimit të një ekipi kuzhine të përbërë nga 10 yje Michelin” dhe punës “me dizajnerët, inxhinierët, skenaristët dhe kompozitorët më të shkëlqyer”.

Shefi i kuzhinës Paco Roncero thekson se me eksperiencën gastronomike, që zgjat rreth tre orë, të ofruar në këtë ambient luksoz, ka pasur “një ndryshim në mënyrën e të ushqyerit”.

Përtej ekskluzivitetit të shërbimit vetëm për 12 klientë në natë, duhet theksuar se restoranti është i hapur vetëm në Ibiza gjatë sezonit të verës. Më pas transferohet në Dubai, ku hap dyert çdo nëntor.

FOTO/ Njihuni me restorantin më të shtrenjtë në botë

FOTO/ Njihuni me restorantin më të shtrenjtë në botë

FOTO/ Njihuni me restorantin më të shtrenjtë në botë

FOTO/ Njihuni me restorantin më të shtrenjtë në botë

FOTO/ Njihuni me restorantin më të shtrenjtë në botë

FOTO/ Njihuni me restorantin më të shtrenjtë në botë

FOTO/ Njihuni me restorantin më të shtrenjtë në botë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME