Categories Lajme

Pas “Shën Sofisë”, një tjetër kishë bizantine kthehet në xhami në Stamboll

Duket se “Shën Sofia” nuk do të jetë e vetmja kishë e trashëguar nga Perandoria Bizantine, e cila u kthye sërish në xhami pasi ishte muze.

DW raporton se të njëjtin fat do të ketë edhe një tjetër kishë, e cila nga 1945 deri më tani ka qenë muze, por nga sot i ka ndryshuar statusi duke u kthyer në xhami, raporton abcnews.al. Bëhet fjalë për Manastirin e Chora-s në Stamboll, i cili nga sot, pas publikimit të vendimit të gjykatës në Fletoren Zyrtare do të mund të përdoret edhe për faljen myslimane.

Ndërtesa është trashëguar nga Perandoria Bizantine pas marrjes së Stambollit nga Osmanët dhe më pas u kthye në xhami. Por, në vitin 1945 ajo u kthye në muze, ashtu siç kishte ndodhur disa vite më parë edhe me Shën Sofinë. Vendimi i Turqisë për ta kthyer këtë manastir në xhami ka gjetur mbulim të gjerë në mediat greke, pasi Greqia shihet si trashëgimtarja e drejtpërdrejt e Perandorisë Bizantine. Mediat greke raportojnë se vendimi për ta kthyer atë në xhami u mor një vit më parë, por kjo nuk ndodhi deri sot, kur u bë publike në Fletoren Zyrtare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME