Categories Lajme

Foto/Po kërkohet në Lushnje nga FNSH/ Kush është Julian Sula

Gazetari Artan Hoxha ka thënë mbrëmjen e sotme se personi i dytë i dyshuar në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja është jo pak i njohur në botën e krimit, ndërsa ka thënë edhe emrin e tij.

“E dimë të gjithë emrin e atij që kërkon policia sot në Lushnje, dhe nuk e themi, është Julian Sula është nga karbunara e Lushnje i arrestuar vcetëm 4 vitet e fundit 4-5 harë. Ky shtet nuk është në gjndje ti godasë kriminelët”, tha Hoxha në “Opinion”.

Julian Sulës, i njohur si Juli i Pashkos, gjatë një operacioni në para një muaji i janë sekuestruar 70 000 euro cash dhe një automjet me vlerë 100 000 euro, pasi dyshohej se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Ai njihet si person me precedent penal dhe me rrezikshmëri të lartë. Mësohet se Sula kishte në atë kohë vetëm 3 muaj që ishte liruar nga burgu, pasi ishte arrestuar për kundërshtim të forcave të policisë.

Në 13 tetor të 2017-ës, Sula u mor në pyetje si i dyshuar për përfshirje në atentatin që tronditi Lushnjen ku dy persona mbetët të vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Sula u vetëdorëzua në polici dhe deklaroi se nuk kishte lidhje me ngjarjen ku mbetën të vrarë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.

Ndërsa më 12 qershor të vitit 2016, Julian Sula u plagos rëndë me thika nga Arian Alico dhe Xhino Alico, por në vendngjarje thuhet se kishin qënë dhe nipi i Aldo Bares, Xhuljo Shkurti dhe Sajmo Xheliu.

Sa i përket aksionit të sotëm, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” për 39 vjeçarin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME