Temperaturat e ulta që kanë përfshirë jugun e vendit janë shoqëruar edhe me reshje bore. Prej dy ditesh bora ka zbardhur qafën e Llogorasë në Vlorë.
Në një njoftim për mediat, Policia e Vlorës ka apeluar të gjithë drejtuesit e autometjeve që të bëjnë kujdesnë të aks rrugor pasi kalohet me vështirësi. Policia bën me dije se është ndërprerë lëvizja e mjeteve të rënda, për komionët dhe autobusë.
Gjithashtu u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirë, ndërsa theksojnë se aksi që të çon në jug të vendit është i qarkullueshëm.