Categories Lajme

FOTO/ Shkodër, legalizohen 8 objekte të kompleksit të Manastirit Françeskan në Velipojë

Në listën e legalizimeve të kryera në Velipojë, Shkodër, bën pjesë edhe Kompleksi i Manastirit Françeskan të Velipojës, me plot 8 objekte të legalizuara. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, i dorëzoi dje certifikatat e legalizimit famullitarit të Velipojës, dom Marian Gega dhe motër Maria Heidelit.

Pjesë e kompleksit të Manastirit Françeskan të Velipojës, janë objektet e legalizuara si Kisha dhe kambanarja, Shtëpia e miqve, Qendra kulturore, Qendra e katekizmit, Kopshti i fëmijëve, Qendra sportive dhe Kuvendi i Motrave Françeskane, të shpërndara në një sipërfaqe rreth 15.000 m2. Kadastra shqiptare shprehet se “ishte dhurata më e bukur që Kadastra Shqiptare mund t’i bënte këtij komuniteti që me prezencën e tij 8-shekullore në trojet shqiptare, ka qenë jetë e mot qendër kulture dhe qytetërimi”.

“Motër Maria, një shenjtore e gjallë gjermane, që prej me tepër se 20 vjetësh jeton midis komunitetit të Velipojës, na ofroi më pas minuta të jashtëzakonshme kuvendimi pranë vatrës mikpritëse të Kuvendit. Ishte bukur ti kalonim së bashku ato minuta në bisedë në këtë prag Krishtlindjesh”, – thekson Kadastra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME