Categories Lajme

FOTO/ Shtëllunga të zeza tymi në qiell, pamje nga sulmet ajrore në Odesa

Qyteti-port i Odesa-s në Ukrainë është zgjuar këtë të diel nga sulmet ajrore të Rusisë.

Sipas të dhënave nga ministria e Brendshme në vend forcat ruse sulmuan qytetin mëngjesin e sotëm.

Pamje nga vendi i ngjarjes tregojnë shtëllunga të mëdha tymi të zi që ngrihen në ajër.

Ministria ruse e mbrojtjes konfirmoi se sulmi është bërë ndaj një rafinerie afte dhe objekteve të magazinimit të karburantit në qytetin port kyç të Ukrainës.

“Këtë mëngjes, raketat me precizion të lartë me bazë deti dhe ajri shkatërruan një rafineri nafte dhe tre depo për karburant dhe lubrifikantë pranë qytetit të Odesa, nga të cilat karburanti u furnizua grupit të trupave ukrainase në drejtimin e Mykolaiv,” thuhet në deklaratë.

Kryebashkiaku i Odesa-s, Hennadii Trukhanov tha se si pasojë e sulmit nuk pati viktima ndërsa shtoi se banesa civilësh kanë mbetur të shkatërruara.

Kujtojmë se sulmet vijnë një kohë kur zyrtarët në Kiev paralajmëruan se Rusia po përpiqej të konsolidonte trupat në jug.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME