Categories Lajme, Turizëm

FOTO/ Të rinjtë kuksianë markojnë bjeshkët e Kukësit dhe destinacionet turistike

“Të markojmë malet e Kukësit”, është kjo nisma e disa të rinjve kuksianë të apasionuar pas Hiking, një ndër sportet më të preferuara për të gjithë grupmoshat në Shqipëri. Ermal Hallaçi, guidë turistike në qarkun e Kukësit tha për ATSH-në se “kjo është nisma ime personale vullnetare duke qenë se ushtroj  sportin e Hiking  dhe duke parë të gjithë vendet që kam vizituar në rrethin e Kukësit kam vënë re që ka mungesë të markimeve të shtigjeve drejt majave”. “Punën e nisëm me shënjimin e shtegut në fshatrat Mustafë Bicaj – Tërshenë, ndërsa ditët në vijim do të shënjojmë shtigje të tjera. Duke qenë se edhe pandemia po kalon dhe tani është koha e fluksit të turistëve bashkë me disa të rinj të apasionuar pas Hiking menduam të markojmë këto shtigje”, – tha Hallaçi.

Sipas tij, markimi i shtigjeve ndihmon çdo turist që ka zgjedhur të udhëtojë në atë shteg për tek destinacioni i duhur. Ai shprehet se “Kukësin vitin e kaluar e kanë vizituar një numër i madh grupesh turistike, ku Parku Natyror Korab-Koritnik është një ndër parqet më të frekuentuara në këtë zonë”. Parku Korab-Koritnik ka 25 monumente natyrore (kategoria e tretë e zonave të mbrojtura në Shqipëri). Maja e malit të Korabit, më i larti në Shqipëri, ka një bukuri të rrallë. Përveç tij ka edhe kreshta të tjera vargmali, me formacione gëlqerore dhe gipsi, mbuluar me bimë barishtore dhe kullota alpine, me lloje të ndryshme lulesh plot aromë gjatë pranverës dhe verës. Burimet e ftohta të ujit, liqenet natyrore, majat e maleve mbuluar me borë, ofrojnë mundësi të mëdha për të shijuar çdo detaj të turizmit malor, dimër dhe verë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME