Categories Lajme

FOTO/ Tjetër aksident i rëndë, 3 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin e rrugës kombëtare Peqin -Elbasan.

Aksidenti sipas burimeve nga vendi i ngjarjes ka ndodhur në afërsi të fshatit Paulesh ku dy automjete janë përplasur mes tyre dhe për pasojë tre kanë mbetur të plagosur tre persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Në vendin e aksidentit shkuan menjëherë dy autoambulanca që i transportuan të plagosurit për në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Fatmirësisht të tre personat e lënduar gjatë këtij aksidenti janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka dokumentuar ngjarjen dhe ka disiplinuar trafikun e automjeteve. Ndërkaq po punohet për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti me pasojë lëndimin e tre personave.

NJOFTIMI NGA POLICIA Elbasan/ Informacion paraprak Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bishqem, Elbasan, mjeti tip “Land Rover”, me drejtues shtetasin K. S., 36 vjeç, banues në Kavajë, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues nga shtetasin V. R., 37 vjeç, banues në Cërrik.

Si pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit tip “Benz”, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME