Categories Lajme

Foto/ Tokat e bukës sot në Shqipëri, jo më me gjurmë braktisjeje e djerrina

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se falë edhe politikës së re në bujqësi të qeverisë po prodhohet e eksportohet papushim gjatë gjithë vitit. Kreu i qeverisë publikoi disa fotografi nga tokat bujqësore të Shqipërisë, ndërsa tha se “nuk janë as pamje 3D, as pamje nga ajri mbi ndonjë vend të BE-së, po janë vetëm një pjesëz e tokave të bukës mbi Shqipëri sot”.

“Falë edhe politikës sonë të re në bujqësi, rritjes së vazhdueshme të mbështetjes financiare për fermerët, fondeve të posaçme për ndërtimin e serrave, sot vendi ynë nuk i ngjan më tokës plot gjurmë braktisjeje e djerrina, kur e shihje nga lart 7 vjet më parë, por i ngjan gjithnjë e më shumë një vendi ku në fshat jetohet me punë, mund e sakrifica dhe prodhohet e eksportohet papushim gjatë gjithë vitit”, – nënvizoi Rama. Buxheti i shtuar i qeverisë në masën 400 000 000 lekë për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2020, i është bashkëngjitur fondit të mëparshëm prej 743 900 000 lekësh, duke shtuar ndjeshëm financimin e duke bërë përfitues një pjesë të madhe të aplikantëve që kualifikohen dhe që s’kanë mangësi në kriteret e përcaktuara më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME