Categories Lajme

FOTO/ Tr.afik d.r.o.ge Shqipëri-Turqi, zb.ulohen emrat e 4 skafistëve nga Vlora

Policia greke dha të martën të dhëna zyrtare lidhur me operacionet ndaj një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, anëtarët e të cilit ishin përfshirë në transport të sasive të mëdha të marijuanës nga Shqipëria, përmes Greqisë në Turqi në shkëmbim të sasive të heroines që kalonte po nga Greqia për në Shqipëri.

Sipas autoriteteve të vendit fqinj, gjatë operacioneve janë arrestuar 4 anëtarë të rrjetit dhe janë sekuestruar 1,172 kilogramë marijuanë e papërpunuar. Ndërsa Drejtori i Zyrës së Prokurorisë Kundër Narkotikëve dhe Trafikimit të Drogave Spyridhon Evangjelidhis tha se operacionet në tokë, në det dhe me mjete nga ajri janë kryer në bashkëpunimin e Rojës Bregdetare Greke, Policisë Greke dhe Frontex-it për goditjen e skafeve me shpejtësi të lartë që trafikonin drogë.

Syri.net ka mundur të mësojë emrat e 4 të arrestuarve, që të gjithë nga Vlora: A .B, 25 vjeç, H Shehaj 42 vjeç si dhe dy persona të tjerë të identifikuar si Gjergji 35 vjeç dhe Dalipaj 42 vjeç.

Njëri prej tyre, 42 vjeçari Shehaj, rezulton të jetë banor i lagjes së famshme në qytetin bregdetar,“Çole”:

A.B, 25-vjecari. H Shehaj, 42, Gjergji 35 dhe Dalipaj 42 vjec.

Tre nga të ar.restuarit do të dalin përpara gjykatës në Mitiliny ndërsa një nga të arrestuarit në Volos.

Sipas gazetës së famshme greke, “Kathimerini”, pas dr.ogës fshihet një rrjet trafikantësh shqiptaro-italiane që transportonin hashash nga Shqipëria në Turqi dhe e këmbenin me he.roinë. /SYRI.net

Image

Image

© SYRI.net

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME