Sherr mes adoleshentësh për një vajzë në skelë, 18 vjecarja humbet ndjenjat dhe dërgohet në spital. Një grup djemsh kanë pritur një djalë jashtë pallatit të kulturës ku njëri prej tyre ka hyrë dhe e ka thirruar “hajde të bëjmë një foto” ai e ka kuptuar që do e dhunonin dhe nuk ka dalë.
Në atë moment kanë hyrë brenda dhe e kanë goditur pa ndalim. Në atë moment, vajza e cila mendohet se ka qenë molla e sherrit ka tentuar të shpëtoj të riun por nuk ka mundur dot dhe ka humbur ndjenjat. Është dashur ndërhyrja e personave të tjerë për të shpëtuar të riun ndërsa për vajzën është thirrur ambulanca e cila e ka transportuar në spital.

