Categories Lajme

Foto\ Vrojtuesi i plazhit rrezikon jetën për të shpëtuar nënën me fëmijën, transportohet në spital

Një vrojtues plazhi ka rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar një nënë dhe fëmijën e saj që ishin në rrezik mbytje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në plazhin e Spillesë, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”.

Federata shpjegon se më të konstatuar se nënë e bir ishin duke u mbytur, vrojtuesi Idajet Roçi ka shkuar menjëherë në ndihmë të tyre.

Fillimisht ai ka nxjerrë në breg nënën dhe më pas fëmijën, por duke qenë se deti ka qenë i trazuar dhe me dallgë shumë, Idajet Roçi ka pirë ujë dhe ka shfaqur probleme shëndetësore.

Ai është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve për ndihmë më të specializuar. “Vrojtuesi i Plazhit IDAJET ROÇI, ka bere nje shpetim heroik duke rrezikuar jeten e tij. Nene e bir kane qene duke u mbytur ne det kur jane pikasur nga Idajeti. Ai ka nderhyre menjehere per t’i shpetuar, duke nxjerre ne breg me pare nenen dhe me pas te birin. Deti ka qene i trazuar sot ne plazhin e Spillese dhe ne lufte me dallget Idajeti ka pire uje dhe ka shfaqur probleme shendetesore. Ai eshte transportuar menjehere ne spital dhe eshte nen kujdesin e mjekeve. Forca Idajet ????, te gjithe Vrojtuesit sot krenohen me emrin tend ????. FREKUENTONI PLAZHET ME VROJTUES! VROJTUESIT E PLAZHIT SHPETOJNE JETE!” thuhet në njoftimin e Federatës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME