Një zebër e rrallë, është fotografuar nga Antony Tira, në Rezervuarin “Maasai Mara Game” në Kenia. Fotografi Antony Tira, pasi realizoi foto vendosi që t’i publikonte në Facebook, ku kanë tërhequr vëmendjen e mijëra njerëzve.
“Në fillim mendova se ishte një zebër e pikturuar për qëllime migrimi,” u shpreh fotografi për “Nation”. Zebra ishte me ngjyrë kafe dhe me pika të bardha, ndërsa mësohet se ajo kishte thjesht një çrregullim melanine, dhe nuk kishte asnjë javë që kishte lindur.