Categories Lajme

FOTOLAJM/ Thethi ‘pushtohet’ nga mbeturinat, pas 30 Qershorit nuk pastrohen më

Thethi është një mrekulli turistike e vizituar nga shumë të huaj nga thuajse cdo vend i botës, por vetëm në Shqipëri duket se nuk ia dinë vlerat.

Që pas 30 Qershorit kompania e kontraktuar nga Bashkia Shkodër nuk ka shkuar të pastrojë koshat e mbeturinave, shkruan gazetari i Report Tv Artan Hoxha, teksa në faqen e tij në Facebook ka publikuar edhe fotot.

Gati një muaj plot që Thethi nuk pastrohet nga mbetjet e bëra pirg edhe pse kjo zonë turistike i paguan bashkisë së Shkodrës taksën e pastrimit.

Bujtinat dhe lokalet paguajnë deri dhe mbi 25 mijë lekë  në vit edhe pse 6-7 muaj në vit Thethi bllokohet prej dëborës dhe atëherë kur kanë nevojë për pastrimin, në muajt e verës nuk e marrin këtë shërbim.

Hoxha e mbyll postimin duke kërkuar marrjen e masave për të shpëtuar produktin turistik që i ka dalë era, përpara se ambasadori Soreca të shkoj në aktivitetin e financuar me taksat e BE-se ne datat 2-3-4 gusht ne Theth për Za Fest-in.


Koshat e mbeturinave ne Theth

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME