Categories Kuriozitete

Fotot e rralla/ Fieri, tashmë me dy fole Lejlekësh

Një tjetër fole Lejleku është zbuluar së fundmi nga AOS (Albanian Ornithological Society) në një shtyllë të tensionit të lartë në Fier. Tashmë Lejleku duket që po ngroh vezët. Njoftimi është bërë nga vetë AOS në rrjetet sociale ku shkruan se këtë vit, duket që kemi një tendencë për rritje të popullatës së Lejlekut në vend nisur edhe nga raportimet e fundit për prezencën e tyre në lokacione të ndryshme.

Kështu përmendim raportime nga:  Ervin Allushi në Çermë Sektor ku katër individë janë vrojtuar për disa ditë me radhë; Vini Çela në afërsi të fshatit Spolate ku shtatë individë ishin këto ditë duke u ushqyer;  Henes Deliu raporton një video me dy individë midis Thumanës dhe Ishmit;
Në Mesopotam, rikthehet çifti i Lejlekëve. Këtë vit u vërejtën duke u përpjekur të ndërtojnë folenë mbi një shtyllë të tensionit të mesëm në anë të rrugës.
Në Mursi, një tjetër cift ëshë përpjekur të folezojëNë Luginën e Drinos vërehen gjithnjë e më shumë Lejlekë

Që prej disa vitesh AOS monitoron popullatën e lejlekëve në vend si dhe rreziqet që i cënojnë duke marrë edhe masa konkrete për një folezim të sigurtë të tyre. Le të shërbejë ky postim si një thirrje e hapur për bashkëpunim për të gjithë dashamirësit e shpendëve që të raportojnë raste të vrojtimeve të lejlekëve në vendin tonë. Shumë sy janë gjithmonë më mirë! Na ndihmoni që reagimi të jetë më i shpejtë dhe i efektshëm. Le ti japim lejlekëve mikpritjen dhe vëmendjen e merituar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME