Categories Lajme

FOTOT/ Lanë shtatë fëmijët e tyre të jetonin me 35 qen në kushte çnjerëzore, çifti monstër dënohet me shtatë vite burg

Një çift prindërish anglezë të shtatë fëmijëve, janë dënuar me gjashtë vite burg secili, pasi lanë fëmijët e tyre të jetonin në kushte të “neveritshme” në një shtëpi të mbushur me 35 qen.

Christopher Bennett, 35 vjeç dhe Gemma Brogan, 41 vjeç, u dënuan të hënën pasi u deklaruan fajtorë në Gjykatën Leëes Croën për shtatë akuza për neglizhencë të fëmijëve, në një kohë që merrnin 7,000 £ në muaj të ardhura nga shteti për rritjen e fëmijëve.

Oficerët e policisë raportuan se një shtatëvjeçare, e cila flinte pranë një qeni të ngordhur, në një divan të një dhome të vogël e mbushur me 35 qen, ishte e mbuluar me jashtëqitje kafshësh.

Shtatë fëmijë, të moshës nga katër deri në 17 vjeç, si dhe 35 qen u hoqën nga shtëpia dhe u morën nën kujdes të shtetit.

“Nuk mund të merrnin frymë normalisht nga era e keqe. Gjendja e gjithë shtëpisë ishte tronditëse dhe e neveritshme; ajo ishte e rrëmujshme dhe ishte e shpërndarë me rroba të hedhura, mbeturina, ushqime të kalbura dhe jashtëqitjet e kafshëve. Dukej sikur kishte qenë e ndyrë për disa vite”, tha policia.

Kur u hap dera e dhomës së ndenjes, oficerët u tronditën kur panë dhjetëra qen duke u ngjitur mbi njëri-tjetrin për të arritur te dera e hapur. Të gjithë qentë dukeshin të kequshqyer dhe të dobët. Leshi i tyre ishte i yndyrshëm, i lyer dhe i mbuluar me jashtëqitjet e njëri-tjetrit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME