Categories Lajme

FOTO\VIDEO, Bleu pikturat e vjedhura të Van Gogh-ut, arrestohet në Dubai “bosi” italian

Një nga më të kërkuarit e Italisë, i njohur si trafikant d roge që dyshohet se ka blerë dy nga pikturat e vjedhura të Van Gogh-ut në tregun e zi, është arrestuar në Dubai.

Raffaele Imperiale, një njeri i rëndësishëm në sindikatën e krimit të organizuar Camorra me qendër në Napoli, u arrestua më 4 gusht, sipas një deklarate që bëri policia në Itali të enjten. Imperiale është duke u mbajtur në Emiratet e Bashkuara Arabe ndërkohë që ministria italiane e Drejtësisë plotëson procedurat e ekstradimit.

Që nga janari i 2016, Imperiale ka qenë në kërkim nga Italia për trafik ndërkombëtare droge si pjesë e veprimtarisë së krimit të organizuar, sipas ministrisë së brendshme italiane. Ai konsiderohej si një nga të arratisurit më të rrezikshëm dhe më të kërkuar në Itali.

Po ashtu, Raffaele Imperiale kërkohej nën akuzat për pastrim parash, sipas policisë.

Në vitin 2016, dy vepra të Van Gogh, të vjedhura në 2002 nga një muze i Amsterdamit, u gjetën të fshehura në një fermë në pronësi të Imperiale-s në qytetin e lindjes së tij në Napoli, Castellamare di Stabia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME