Categories Kuriozitete, Lifestyle

Fqinjët në Zvicër argëtohen me këngë në shi

Fqinjët në një lagje në Gjenevë, kanë zgjedhur të argëtohen çdo ditë duke kënduar dhe vallëzuar, për të sfiduar izolimin nga pandemia. Kjo i ka ndimuar të largojnë stresin, dhe tani e shohin njëri-tjetrin si në një familje të madhe.  Në përgjigje të shiut dhe bllokadës, banorët e një blloku apartamentesh në Gjenevë të Zvicrës kanë zgjedhur të këndojnë dhe të vallëzojnë të gjithë së bashku. Fqinjët mblidhen rreth orës 18.00 çdo ditë, për të marrë pjesë në korin e natës dhe në varësi të motit, tema e të martës u përcaktua shiu.

Anëtarët e korit ishin të pajisur me çadra dhe mushama teksa kënduan këngë si: “Singing in the Rain” apo “Ombrellë” nga këngëtari francez Georges Brassens. Audrey, një nga banorët, shprehet se kjo “aventurë e madhe” i afroi banorët me njërit-tjetrin, më shumë se kurrë më parë. “Ne tani dimë ditëlindjen e të gjithëve. Nuk jemi më fqinjë, por jemi shndërruar në një familje të madhe,”

Falë arktitekturës së gjysmërrethit, në lagjen e ndërtuar në vitin 1920, banorët mund të shohin njëri-tjetrin nga ballkonet e tyre. Teksa vallëzon dhe këndon ‘It’s Rain’s Men “nga ballkoni i saj në katin e dytë, 75-vjeçarja Daniele Salins tha se kjo eksperiencë e ndihmoi të harronte për pak caste lajmet. “Ka muzikë, ka rock’n’roll nëpër rrugë, është e bukur. Na largon stresin sepse nëse shikon vetëm lajmet për pandeminë, është shumë e lodhshme.” Banorët planifikojnë të vazhdojnë shfaqjet e tyre të përditshme deri më 11 maj, ditën kur do të hapen shkollat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e martë 10 shkurt 2026

Dashi Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 4 Shkurt 2026

Dashi Bëni mirë që ti shtyni për një moment tjetër gjërat më të rëndësishme, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME