Categories Lajme

Ja modeli i shtëpive dhe pallateve që do të ndërtohen në Fushë Krujë, Rama: Jemi në rrugën e duhur

Qeveria ka prezantuar maketet, pra modelet e banesave që do të ndërtohen në Fushë Krujë për familjet që tërmeti i 26 nëntorit u shkatërroi shtëpitë. Kryeministri Edi Rama u shpreh se janë 221 familje që kanë nevojë për strehim. Ai sqaroi se ata që do të kërkojnë shpronësim direkt nuk do të përfitojnë nga hapësirat që do të dhurohen nga shteti. “221 familje në Fushë Krujë kanë nevojë për strehim. Do të shikojmë të ndajmë edhe me ata që na ndjekin planin zhvillimor të Fushë Krujës duke i garantuar se ata që janë në situate të vështirë pas tërmetit dhe që u ranë dy taksirate në kokë edhe nga epidemia, nuk kemi reshtur punën për ata. Në këto 10 hektarë truall, mes banesash kolektive, individuale, do të bëjmë një transformim. Jemi në rrugën e duhur” tha Rama.

Ministrja Elva Margariti sqaroi se përpos shtëpive individuale dhe pallateve do të ndërtohen edhe kopshte, çerdhe dhe hapësira të tjera çlodhëse. Pallatet nuk do të jenë më të larta se 5-kate. “Plani i Fushë Krujës nuk ka pasur asnjë vonesë. Zona është 10 hektarë, 1 km larg qytetit, lidhet me qendrën dhe krijon modelin e ri të zhvillimit. Ndodhet në kryqëzim të rrugës kryesore. Nuk ka asnjë konflikt se është pronë shtet. Janë 221 familje që kanë nevojë për banesa individuale dhe 93 kolektive. Kemi edhe një numër të vogël familjesh që ndodhen në një largësi më të madhe se rrezja 650 metra nga zona e zhvillimit, që mund të rigrupohen. Ka nevojë për kopsht, çerdhe dhe qendër shëndetësore.

Banesat individuale kanë nevojë për një hapësirë më të madhe dhe ato kolektive. Numrat që përfshijnë janë 128 njësi banimi individuale dhe 15 pallate te ato kolektive. Hapësirat publike do të jenë 3270 metra, por edhe hapësirat e gjelbra. Do të ketë parkime nëntokësore. Apartamentet i kemi ndarë njësitë në numra sipas familjeve, 1+1, 2+1 dhe 3+1. Pallatet jo më të larta se 5 kate. Banesat kolektive do të detajohen në vijim, kemi tipologjitë” tha ajo.

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj theksoi se në fund të korrikut kantieret do të jenë të hapura të gjitha. “Sot jemi në avancë të vlerësimeve të cdo dosje të bashkive, kemi një plan të detajuar. Të hënën u hap procedura nga FSHZH. BE-ja për 15 mln eurot e para ka filluar detajimin e shkollave që do ndërtohen. Gjermania do të bëjë 3 shkolla. Jashtë zonës së Tiranës kemi ecur me detajimin e planeve, brenda Tiranës jemi në fazën analitike të kostove. Brenda kësaj jave do të konkludojmë brenda kësaj jave që të hapet procedura. Në fund të korrikut të hapin kantieret për të gjitha banesat kolektive” tha ai. Dritan Agolli, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit theksoi se “Shumë shpejt po bëhet gati sheshi i ndërtimit për banesat individuale për të filluar punën. Brenda dhjetorit në këtë zonë është e mundshme të jenë gati shtëpitë. Në Thumanë pjesa më e madhe e prishjeve ka mbaruar“.  Kryebashkiaku Artur Bushi tha se në këtë zonë do të zhvendoset markata e qytetit për t’i dhënë më shumë zhvillim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME