Nje i ri eshte raportuar nga fqinjet ne polici dhe kjo e fundit i ka bere kontroll ne shtepi duke i gjetur ate qe e coi ne pranga. Efektivët e Komisariatit Nr.2 në Tiranë kanë vënë në pranga një 23-vjeçar për a rmëmbajtje pa leje. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, falë informacioneve të marra nga qytetarët se një i ri mbante në banesë a rmë z jarri pa leje, organizuan menjëherë punën duke arrestuar në flagrancë shtetasin E. P., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e policisë e gjetën p.i.stoletën e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
