Categories Lajme

Franc Alimi “kyç” gojën

Policia arrestoi dje Franci Alimin, 28 vjeç nga Tirana pasi akuzohet se vendosi tritol në një lokal të njohur të zonës. Abcnews.al mëson se oficerët e policisë gjyqësore kanë tentuar disa herë ta marrin në pyetje Alimin për të mësuar shkaqet që e çuan në vendosjen e tritolit dhe nëse ishte porositur nga dikush tjetër, por ai ka refuzuar të flasë.Alimi nuk ka komunikuar fare me asnjërin prej oficerëve të policisë gjyqësore që i janë afruar.

Ndërkohë, fakt i çuditshëm për policinë është sjellja e Alimit në momentin e vendosjes së tritolit tek biznesi në fjalë. Siç duket edhe nga kamerat e sigurisë, ai fillimisht është futur në godinë duke vendosur tritolin. Pasi e ka ndezur, Alimi nuk ka vrapuar, por ka qendruar aty disa sekonda për t’u siguruar që fitili po digjej. Kjo sipas policisë i ka rrezikuar atij jetën pasi vetëm pak sekonda më vonë tritoli shpërthen dhe nëse do të kishte qendruar edhe pak, ajo do të ishte fatale për 28 vjeçarin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME