Categories Bota

Franca dhe Gjermania planifikojnë miliarda euro për rimëkëmbje

Franca dhe Gjermania kanë bërë publike planet për miliarda euro shpenzime nga Fondi i Bashkimit Evropian për rimëkëmbje nga pandemia. Gjermania do të shpenzojë 90 për qind të fondeve që do t’i ndahen në mbrojtje të klimës dhe digjitalizim, derisa Franca do të ndajë 75 për qind të fondeve në projekte të tilla. Ministrat e financave në dy vendet me ekonomitë më të mëdha në Bashkimin Evropian, kanë theksuar qëllimet e përbashkëta për të transformuar ekonominë e Evropës.
Sipas formulës së Fondit, Franca do të mund të shpenzojë 40 miliardë dollarë, derisa ministri gjerman i Financave Olaf Scholz, ka thënë se vendi i tij planifikon shpenzime në vlerë të 30 miliardë eurove.
Scholz ka thënë se gjysma e mjeteve do të ndahen për projekte që janë të miqësore me natyrën dhe një çerek do të ndahet për shfrytëzim të teknologjisë digjitale. Ai e ka konsideruar këtë fond si “tejet të rëndësishëm për Evropën”.
Ministri francez i Financave Bruno Le Maire i ka bërë thirrje Komisionit Evropian, që të analizojë me shpejtësi planet, në mënyrë që paratë të ndahen në vendet anëtare nga fondi në vlerë të 750 miliardë eurove, deri në muajin korrik.
Ai ka thënë edhe se Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë rimëkëmbur më shpejt nga pandemia. Sipas tij, prej kur është miratuar fondi BE-ja ka humbur shumë kohë dhe se kontinetit evropian duhet të mbetet në garë. Evropa veçse është duke u përballur me hapa të ngadalshëm të vaksinimit.
Qeveritë e Bashkimit Evropian pritet që deri në fund të javës të shpalosin detaje se si planifikojnë të shpenzojnë grantet dhe huat nga Fondi për rimëkëmbje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME