Categories Politike

Franca përgatit ‘’bllokadën’’ e ardhshme për Brexit – Kryeministri Johnson i shqetësuar

Procesi i Brexit ka marrë një rrjedhë tërësisht të re teksa, parlamenti britanik ka votuar në parim pro marrëveshjes së tërheqjes, por ka refuzuar të votojë për ratifikimin e dokumentit në një procedurë të përshpejtuar, që do ta fuste ligjin në fuqi brenda një jave, duke i mundësuar kështu Mbretërisë së Bashkuar të dilte me sukses nga Europa në datën 31 tetor.Në këtë mënyrë qeveria e kryeministrit Johnson është forcuar për t’i dërguar Këshillit Europian një kërkesë për shtyrjen e afatit të Brexit edhe me 3 muaj të tjerë deri në Janar.Kësaj kërkese të re i është përgjigjur pozitivisht presidenti i KE-së Donald Tusk, i cili është shprehur se këtë propozim do ta sugjerojë tek 27 vendet e tjera anëtare.Gjermania gjithashtu është shprehur se një kërkesë e tillë në tryezë “nuk do të marrë qëndrimin e saj negativ”.Mirëpo, Franca duket se është shteti më i vendosur, në të cilin Anglia pritet të marrë kundërshtim të fortë.Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian, është shprehur se ai nuk e mbështet një zgjatje të afatit për Brexit:“Pyetja kryesore që duhet të bëhet është për popullin britanik, të cilët duhet të thonë sa më shpejt të jetë e mundur nëse e pranojnë marrëveshjen e tërheqjes apo jo, sepse është e drejtë të themi që ne e kemi pritur këtë përgjigje për tre vjet tashmë.”“Në këtë fazë, ne e konsiderojmë se nuk ka më asnjë justifikim për një zgjatje tjetër të afatit.”Franca ka marrë një qëndrim të ashpër me këtë temë dhe presidenti francez Emannuel Macron gjithashtu ka kërcënuar për të vendosur Veton ndaj zgjatjes së afatit këtë javë.

Ai është shprehur gjatë fjalës së tij në Samitin e Liderave të BE-së se:“Nuk po përpiqem të lexoj të ardhmen, por nuk mendoj se ne do të garantojmë një shtyrje tjetër të afatit. Mendoj se ka ardhur koha t’i japim fund këtyre negociatave dhe të vazhdojmë të shohim në marrëdhëniet e së ardhmes”.Ndërkohë ky argument raportohet se është përdorur edhe nga kryeministri Johnson gjatë një debati të ashpër me kryetarin e opozitës laburiste Jeremy Corbyn, duke u shprehur se Britania duhet të dalë nga BE në 31 tetor, sepse përndryshe Franca do të vendosë veton, e cila do të rezultojë në një dalje pa marrëveshje nga Unioni dhe kjo do të ishte shkatërruese për ekonominë e vendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Shpenzoi 259 milionë dollarë, Elon Musk donatori më i madh në zgjedhjet e SHBA

Miliarderi amerikan Elon Musk ka ndarë 259 milionë dollarë (245 milionë euro) për të ndihmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Princi William i dorëzon titullin e lartë ‘OBE’ pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj

Princi William i ka dorëzuar pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj titullin e lartë të Urdhrit më…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME