Categories Kuriozitete

Francë/ Gjendet i varur në veri të Parisit, ‘Krishti i tallur’ i Cimabue, vepra vlerësohet 6 milion euro

Për vite me radhë, një pikturë e piktorit të madh italian Cimabue ishte varur në murin e kuzhinës së një shtëpie në Compiègne, në veri të Parisit. Derisa erdhi një zbulim i rastësishëm, i cili tërhoqi vëmendjen e ekspertëve.

‘Krishti I tallur” është një pikturë e vogël 25,8 cm deri në 20.3 dhe, sipas ekspertit të veprave të artit Canibet Turquin, duhej të ishte pjesë e një dipiksioni të vitit 1280 në të cilat skena të ngjashme u përfaqësuan në ‘Pasionin e Krishtit’ përgjatë tetë paneleve. Deri më tani ne jemi njohur vetëm “Flagellation of Christ” i koleksionit ‘Frick’ në New York dhe “Virgjëresha dhe Fëmija në fron, rrethuar nga dy engjëj”, të mbajtur në Galerinë Kombëtare në Londër.

Një grua e moshuar që jeton në një shtëpi afër Parisit, raportoi ekzistencën e veprës dhe e vlerësoi atë te Canibet Turquin.

Deri më tani, familja e gruas gjithmonë e ka konsideruar pikturën një ikonë të thjeshtë, por e vlerësuar ajo varion midis 4 dhe 6 milion euro.

Piktura do të dalë në shitje në Senlis nga ‘Acteon’ në 27 tetor.

Kjo është hera e parë gjatë një decade që një pikturë e Cimabue hidhet në ankand.

Refleksografia me infra të kuqe ka zbuluar se ajo është në gjendje të shkëlqyer.

Për kritikun Vittorio Sgarbi, shteti Italian ka për detyrë të blejë “Krishtin e tallur”.

“Edhe nëse vlera e veprës do të ngrihej në ankand në rreth 10 milion euro, shteti ka për detyrë ta blejë”.

Kush ishte Cimabue?

Cimabue, është një nga figurat më të mëdha të artit para Rilindjes. Një piktor me aftësi inovative të mëdha. Dante e përmend si më të madhin e brezit para Giotto-s. Sipas ekspertëve, Cimabue ka një rol thelbësor në kalimin nga figurat hieratike dhe të idealizuara (të traditës bizantine) në subjekte reale, të pajisura me emocione, të cilat ishin më vonë baza e pikturës italiane dhe perëndimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME