Qeveria e presidentit francez Emmanuel Macron u shpreh e vendosur për nënshkrimin e një sërë reformash të pensioneve, pavarësisht grevave të reja që kanë bllokuar transportin publik në Paris.
Sindikatat i bënë thirrje anëtarëve të tyre për një tjetër ditë proteste pasi qeveria e Macron do të nënshkruajë tekstin e një projektligji, që më pas do të duhet të paraqitet në parlament. Shumë policë dhe fugonë policie u vendosën në në qytet.
