Categories Lajme

Frika nga koronavirusi, “blindohen” kufijtë detarë e tokësorë. Dyfishohen stafet mjekësore

Asnjë person i dyshuar me koronavirus nuk ka hyrë në Shqipëri përgjatë orëve të fundit. Ose të paktën nuk e kanë zbuluar stafet mjekësore të vendosura në të gjitha pikat kufitare të vendit ku ka nisur të zbatohet plani i përforcuar kundër përhapjes së koronavirusit.

Udhëtarët nga deti kontrollohen për gjendjen shëndetësore në tragete para se të lejohen të zbresin në portet shqiptare, si pjesë e masave të forcuara kundër përhapjes së koronavirusit.

“Na kontrolluan.”

Këtë të hënë në portin e Durrësit  hynë rreth 500 persona, nga të cilët askush nuk rezultoi i dyshuar.

“As panik, asgjë. Gjithësecili në punë të vet”.

Shumica e pasagjerëvë vinin nga qytete italiane ku thonë se nuk kishte panik edhe pse bilanci i virusit ka shkaktuar një situatë frike.

“Këtu kemi frikë nga tërmeti, atje nga virusi”.

Fluksi konsiderohet normal nga autoritetet e portit, të cilët theksojnë se kanë marrë masat për çdo situatë që mund të paraqitet.

“Nuk ka fluks të personave që hyjnë në vendin tonë”.

Plani i forcimit të masave që përfshin edhe dyfishimin e personelit shëndetësor ka nisur të zbatohet në të gjitha pikat kufitare tokësore nga veriu në jug.

Nje grua e kthyer nga Milano, një prej qyteteve të prekura iu nenshtrua kontrollit në Muriqan e nxori të pastër.

“Vi nga Milano, nuk kemi pasur kontrolle të tjera. Kemi qenë shumë mirë.”

Kontrollet janë forcuar në të tre pikat kufitare me Greqinë në qarkun e Korçës.

Udhëtarëve u matet temperatura dhe pyeten sipas procedurës të caktuar për vendet që kanë udhëtuar së fundmi.

Në Kapshticë, Qafë Thanë e Tushemisht, asnjë nuk ka rezultuar i dyshuar.

“Ka qenë vetëm një kineze që jeton në Gjermani, nuk ka pasur asnjë shenjë.”

Asnjë person i dyshuar nuk ka hyrë në Shqipëri edhe nga Pika kufitare e Qafë Botës në Sarandë.

Ndonëse nuk kanë fluks të lartë të lëvizjeje, ekipet mjekësore janë dyfishuar edhe në pikat e vogla kufitare me Kosovën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Demokracia Fiton” – Botimi i Dytë: Shpërblimet për Tezat më të Mira të Masterit mbi Demokracinë dhe Autoritarizmin

Ceremonia e ndarjes së çmimeve për edicionin e dytë të Çmimit për Tezën e Masterit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tornado në Ksamil, fenomeni i rrallë atmosferik tërheq vëmendjen e pushuesve

Fenomene të pazakonta atmosferike janë regjistruar këtë të enjte në zonën e Ksamilit, ku mbi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrufeja godet tufën, ngordhin rreth 200 dele në malin mbi Kopaçez në Delvinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot mbi fshatin Kopaçez, në Bashkinë Delvinë. Një goditje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni ku u vra polici Enea Mekolli, efektivi i “Shqiponjave” u godit në nofull, autori me plagë në brinjë!

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë e Lozhanit në Maliq dalin në dritë pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Investimi te Vilat Qeveritare në Vlorë, Këshilli i Ministrave autorizon Korporatën e Investimeve për sqarimin e të drejtave pronësore! Ibrahimaj: Asetet shtetërore s’i kalojnë privatit!

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme një vendim që autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare…

LEXO ME SHUME