Categories Lajme

FRONTEX nxjerr shifrat, rritet presioni i migracionit. Ja rruga që ndiqet

Ndonëse në mbarë BE-në më 2019 ka pasur rënie të numrit të migrantëve të ardhur ilegalisht – numri i të ardhurve përmes rrugës nga lindja e Detit Mesdhe është rritur me 46 përqind, bëjnë të ditur autoritetet e BE-së.

Agjencia e BE-së për mbrojtjen e kufijve, Frontex, bën fjalë për 82.564 hyrje ilegale përgjatë vitit të kaluar nga pjesa lindore e Mesdheut.

Drejtori i Frontex-it, Fabrice Leggeri, tha se kjo ka të bëjë kryesisht me gjendjen e pastabilizuar në Siri dhe në Afganistan. Por edhe shanset e pakta ekonomike të afganëve në Iran dhe aksesi i kufizuar në tregun e punës në Arabinë Saudite kanë ndikuar për këtë valë emigrimi.

Kryesisht ndaj Greqisë është rritur presioni nga mbërritja e migrantëve gjatë vitit që lamë pas. Në ishujt Chios, Lesbos, Samos, Leros dhe Kos jetojnë ndërkohë 42.000 migrantë, sipas të dhënave zyrtare. Në prill 2019 numri i tyre ishte vetëm 14.000.

Fabrice Leggeri

Rritje të kalimeve ilegalisht të kufijve ka edhe në Ballkanin Perëndimor

Leggeri theksoi, se edhe Turqisë, prej nga vijnë shumë migrantë drejt Greqisë, i duhet të përballojë rritjen e presionit nga numri i migrantëve. Ka gjithashtu gjithnjë e më shumë përpjekje që nga brigjet e Turqisë të kalohet në Greqi.

“Ne shohim gjithashtu, se truproja bregdetare turke punon shumë mirë për t’i ndaluar kalimet ilegale.” Rritja më e madhe e kalimeve ilegale të kufirit nga migrantët që vijnë përmes pjesës lindore të Mesdheut ka qenë në Ballkanin Perëndimor. Sipas të dhënave të Frontex-it në këtë rajon ka një rritje me 143 përqind, me një numër migrantësh prej 14.183.

Por në nivelin e mbarë BE-së numri i migrantëve ka qenë i ulët pothuajse sa në vitin 2013. Trupa e mbrojtjes kufitare ka regjistruar gjithsej 139.000 kalime ilegale të kufirit – një vit më parë kuota ka qenë 6 përqind më e lartë. Më 2015, kur shumë migrantë morën rrugën drejt Europës, kuota ka qenë 92 përqind më e lartë.

Gjendje e vështirë e refugjatëve në Lesbos

700 nëpunës të rinj

Përmes Mesdheut drejt Italisë dhe Maltës vitin e kaluar ka pasur një rënie të numrit të migrantëve ne rreth 41 përqind, ndërsa në pjesën perëndimore nga Spanja me minus 58 përqind. Përgjatë këtij viti do të përgatiten rreth 700 punonjës të Frontex-it, të cilët do të nisin detyrën në vitin 2021.

Ata për herë të parë do të mbajnë uniformë europiane. Deri në vitin 2027 rezerva aktuale e përhershme e nëpunësve të truprojës kufitare do të rritet nga 1300 aktualisht në 10.000. Suksesi i truprojës kufitare dhe bregdetare europiane, sipas drejtorit të Frontex-it, Leggeri, është i lidhur ngushtë me kuadrin shumëvjeçar financiar të BE-së për periudhën nga viti 2012 deri më 2027, që po negociohet ndërkohë.

Ndër të tjera në të parashikohet edhe se sa para do të vihen në dispozicion për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së. /DW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME