Categories Lajme

Frontex po pёrgatit njё prononcim, lidhur me njotimet e fundit

Nё zyrёn e shtypit tё agjencisё europiane pёr mbrojtjen e kufijve, Frontex, situata ishte mjaft kaotike. Kjo zyrё po pёrgatit njё prononcim, lidhur me njotimet e fundit, tha zёdhёnsja e Frontex-it n Varshavё, Izabella Cooper, gjatё njё telefonate tё shkurtёr. Deklarata pёrmbante njё gjysmё pёrgёnjeshtrimi tё akuzave, tё bёra publike nga Bayerische Rundfunk nё Gjermani dhe gazeta britanike “Guardian”. Punonjёs tё mbrojtjes kufitare, qё janё direkt nё varёsi tё Frontex-it, nuk janё pёrfshirё nё eksese dhune ose nё procedura tё jashtёligjshme pёr dёbimet nё kufijtё e jashtёm tё BE-sё, thuhet nё deklaratёn e agjencisё pёr mbrojtjen kufitare. Pёr nёpunёsit vendas, si p.sh. nё kufijtё e jashtёm tё BE-sё nё Hungari apo nё Bullgari, tё cilёt dёbojnё migrantёt duke shkelur ligjet pёrkatёse, nuk ёshtё pёrgjegjёs Frontex-i.

Zёdhёnsja e Komisionit tё BE-sё nё Bruksel, Mina Andreeva, tha se ёshtё e rёndёsishme qё tё bёhet dallimi mes nёpunёsve kombёtarё tё mbrojtjes kufitare dhe Frontex-it.

Komisioni i BE-sё do t’i verifikojё akuzat

Media gjermane Bayerische Rundfunk dhe gazeta britanike “Guardian” iu referohen informacioneve tё brendshme tё Frontex-it, ku pёrshkruhet, se si punonjёsit e kufirit nga Hungaria, Bullgaria apo Greqia i godasin refugjatёt dhe migrantёt, i ndjekin ata me qen nёpёr pyll pёr t’i kthyer ilegalisht nё kufirin qё sapo e kanё kaluar. Zёdhёnёsja e Komisionit konfirmoi ekzistencёn e dokumentave tё brendshme.”Ka informacione, qё iu paraqitёn kёshillit tё menaxhimit tё agjensisё. Kjo tregon, se ka njё mekanizёm, pёr tё mbikqyrur, nёse dhe si repsketohen tё drejtat e njeriut gjatё tё gjitha aktiviteteve tё Frontex-it “, tha Mina Andreeva.

Vёrtetё qё brenda autoritetit tё Frontex-it ka njё tё ngarkuar pёr tё drejtat e njeriut. Tё gjithё mbrojtёsit e kufirit i nёnshtrohen detyrimit pёr tё raportuar, nё rast se vёzhgojnё shkelje tё tё drejtave tё njeriut, deklaroi zёdhёnёsja e agjensisё kufitare nё Varshavё. Por kjo agjenci i hodhi poshtё „kategorikisht” akuzat, se punonjёsit e Frontex-it gjatё fluturimeve pёr dёbimin e migrantёve shkelin tё drejtat e njeriut. „Çdo formё e dhunёs ose e keqtrajtimit tё refugjatёve apo migratёve ёshtё e papranueshme. Ne do t’i verifikojmё tani kёto akuza me mbrojtjen kufitare tё BE-sё dhe do tё reagojmё konform”, deklaroi zёdhёnsja e Komisionit tё BE-sё, Andreeva.

Frontex i hedh poshtё nё prononcimin e vet kёto akuza duke tёrhequr vёmendjen, se misioni i tij nё vendet anёtare ёshtё vetёm konsulenca nё kufi. Vendimet sovrane nuk mund tё merren prej mbrojtёsve kufitar tё BE-sё. Shumё prej tyre janё vetёm personel „i huazuar”. Aktualisht p.sh. janё aktiv nё Greqi 105 punonjёs gjermanё tё kufirit nёn mandatin e Frontex-it. Autoriteti i mbrojtjes kufitare tё BE-sё, qё ka ndёrkohё rreth 1500 punonjёs, nuk ka „autoritet ndaj qendrimit tё policёve kufitar kombёtar dhe nuk ka as mandat tё plotfuqishёm veprimi pёr tё kryer hetime nё territorin e vendeve anёtare tё BE-sё”.

Frontex-i prej disa vitesh ka njё forum konsultativ, nё tё cilin janё tё pёrfaqёsuar organizatat e refugjatёve Kryqi i Kuq dhe OKB. Stefan Keßler, kryetari i kёtij forumi tё Frontex-it i tha DW-sё, se ai nuk habitet pёr njoftimet mbi shkelje tё tё drejtave tё njeriut, por pёr tё ёshtё befasues informacioni, qё tani akuzohen direkt punonjёs tё Frontex-it. “Frontex-i mund tё bёjё mё shumё, veҁanёrisht qё tё hulumtojё mё intensivisht shkeljet e tё drejtave tё njeriut”, mendon Stefan Keßler.

Frontex-i i pyetur nga DW vuri nё dukje, se deri tani ende nuk ka ndonjё ankesё ndaj punonjёsve tё Frontex-it gjatё angazhimit tё tyre nё kufi. E madje kjo edhe pse njё ankesё fare thjeshtё mund tё ngrihet nё faqen e internetit tё Frontex-it.

„Autoriteti Europian i Mbrojtjes Kufitare dhe Truproja Bregdetare”, sikurse do tё jetё emri i ri i Frontex-it, vitet e ardhёshme do tё zgjerohet masivisht. Deri nё vitin 2027 do tё jenё nё gatishmёri pёr veprim 10.000 punonjёs kufiri si „rezervё e pёrhershme”, qё mund tё kёrkohen prej vendeve anёtare. Presidentja e re e Komisionit tё BE-sё, Ursula von der Leyen, do qё gatishmёria pёr veprim e kёtij autoriteti tё realizohet qё nё vitin 2024. Financimi dhe mandati i saktё pёr kёtё autoritet vazhdojnё tё jenё tё diskutueshme ndёr vendet anёtare tё BE-sё, tё cilёt kanё kontrollin. DW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME