Categories Lajme

Fshati i humbur në kufi me Greqinë, banorët pa rrugë: Ktheni sytë nga ne, jemi njerëz, jo kafshë

Banorët e fshatit Vidohovë në bashkinë e Devollit prej vitesh po përballen me mungesën e infrastrukturës rrugore. Të irrituar ata shprehen se në rrugën  prej 4 km Vidohovë –Miras nuk është investuar prej më shumë se 30 vitesh.

Sipas tyre shpesh fati i personave të sëmurë varet pikërisht tek kjo rrugë, pasi për shkak të terrenit të veshtirë qarkullimi i automjeteve është i vështirë dhe ata janë të detyruar që të sëmurit ti transportojnë me barrela. Ndërsa në stinën e dimrit rruga bëhet thuajse e pakaluesheme duke u kthyer në makth për ta.

Gjendja në Vidohovë është katastrofë. Unë e kam burrin të sëmurë dhe e çova dje në Korçë, mbaroi fare. Më vështirë nuk ka më. Në dimër është kohë shumë e keqe. 1 metër e gjysmë dëborë. Ne kërkojmë që të kthejnë sytë edhe nga neve se edhe ne njerëz jemi nuk jemi kafshë.

Është shumë shumë e vështirë. Sidomos për dimër njerëzit duhet ti lëvizim me barel. Rrugë nuk ka. Rruga ka me kohë por prej 30 vitesh nuk është vënë dorë fare. Vetëm i lutemi Zotit. Këtë bëjmë. Kokën lart e mbajmë” thanë ata.

Të lënë në harresë banorët kërkojnë që pushteti lokal apo qendror të ktheje sytë tek ta dhe të zgjidhet kjo situatë që po i izolon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME