Categories Kuriozitete

Fshati indian që po e mban distancën nëpërmjet çadrave

Një fshat në shtetin jugor të Kerala-s së Indisë po shpërndan 10,000 çadra për banorët për të ndihmuar në mbajtjen e distancës sociale, sipas një zyrtari të lartë të këshillit lokal. “Shpresojmë se retë e Covid-19 mund të largohen shpejt, por gjatë verës dhe ditëve të ardhshme të shiut, le të mbajmë distancimin shoqëror duke hapur një ombrellë”, tha PS Jyothi, presidenti i këshillit të fshatit Thannermukkom, raporton CNN.

Ideja është të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit me cadra të hapura për të mbajtur një distancë prej të paktën një metër, shtoi Jyothi. Së bashku me çadrat, secilit qytetar i shpërndahen edhe maska mbrojtëse. Grupet e grave të lagjeve do të qepin 100,000 maska ​​nën iniciativën Kudumbashree në Kerala. Nisma, e cila mobilizon grupet e komunitetit, u lansua nën misionin e varfërisë së shtetit Kerala për të fuqizuar gratë, por është duke u bërë për të luftuar koronavirusin në nivel lokal, sipas Jyothi.

Shteti ka përdorur disa masa inovative për të ndihmuar në kontrollin e përhapjes së koronavirusit dhe gjurmimin e pacientëve të infektuar. Kerala ishte shteti i parë në Indi që rapaortoi raste me virusin pandemik. Shteti aktualisht ka 458 të infektuar me sëmundjen, përfshirë 4 vdekje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME