Categories Kuriozitete

Fshati që do t’ju paguajë për të jetuar dhe punuar aty

Fshati piktoresk i Santo Stefano di Sessanio, në Itali po shpreson të tërheqë banorë më të rinj duke u ofruar atyre shumën prej 44.000 euro.

Fshati në majë të kodrës, në rajonin e Abruzzo ndau detajet e projektit në faqen e internetit të këshillit lokal javën e kaluar. Santo Stefano aktualisht ka vetëm 115 banorë, 41 prej të cilëve janë mbi moshën 65 vjeçare dhe vetëm 13 banorë që banojnë në fshat janë nën 20 vjeç.

Këshilli lokal tha se ishte “thelbësore” të bëhej diçka për të siguruar  “një zhvillim të qëndrueshëm të territorit.” Ai krijoi iniciativën për të tërhequr banorë të rinj , që përfshinte ofrimin e një shume prej 8000 euro në vit për tre vjet, të paguar çdo muaj. Gjithashtu do të jepte një pagesë të menjëhershme prej 20.000 eurosh për banorët që të fillonin një biznes. Këshilli do t’u sigurojë banorëve një pronë mbi të cilën ata do të paguanin vetëm qira “minimale.”

Ai gjithashtu specifikoi se ata që aplikonin duhet të ishin nga mosha 18 deri në 40 vjeç. Aplikantët mund të jenë banorë italianë, shtetas të BE ose shtetas jo evropianë me një leje qëndrimi afatgjatë. Aplikantët duhet të transferojnë vendbanimin e tyre në Santo Stefano për një minimum prej pesë vjetësh dhe të hapin një biznes në fshat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME