Categories Lajme

Fshati shqiptar që ndihmon emigrantët nga Lindja e Mesme

Fshati Trestenik në rrethin e Korçës është një nga fshatrat kufitare që shikohen si stacioni i parë i emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e Mesme. Banorët e këtij fshati iu japin bukë dhe rroba emigrantëve, të cilët, në shumë raste kanë me vete edhe fëmijë të mitur. Emigrantët shfrytëzojnë brezin e gjelbër për t’u futur nga Greqia në Shqipëri me destinacion final ndonjë nga vendet e BE.

Temperaturat e ngrohta për stinën po favorizon kalimin e paligjshëm të emigranteve nga Lindja e Mesme, të stacionuar në Greqi dhe që futen në territorin shqiptar në mënyrë të paligjshme për të mbërritur në vende të BE.

Dhjetëra emigrantë sirianë dhe irakianë kapen thuajse çdo dite nga policia kufitare shqiptare dhe Frontex. Por dhjetëra të tjerë arrijnë të kalojnë dhe në fshatrat kufitare shqiptare. Ata ndalojnë dhe kërkojnë ndihmë për ushqime dhe veshmbathje. Pavarësisht angazhimit të policisë kufitare shqiptare e ndihmuar edhe nga Frontex, grupet e emigrantëve vazhdojnë të futen nga kufiri i gjelbër me shpresën për një jetë më të mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME