Categories Lajme

Fshatrat e dëmtuara nga tërmeti, Rama: Kush do apartament do dorëzojë tokën, të tjerët tenda

Sistemi i banorëve të zonave rurale të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit duket se do të jetë sfida e qeverisë, pasi për zonat urbane rruga është e qartë. Kryeministri Edi Rama tha se do të identifikohen dhe ndahen në dy grupe këta banorë, ata që duan të ikin nga fshati dhe të sistemohen në apartamente dhe ata që duan të rrinë. Për kategorinë e parë pati dhe një paralajmërim, nëse duan apartamentin duhet të dorëzojnë tokën.

Edi Rama: Të vazhdojmë intensivisht punën për zgjidhjen e zonave rurale. Për zonat urbane vizioni dhe rruga është shumë e qartë. Te zonat rurale duhet bërë një ndarje, kush janë familjet që duan të ikin. Ti fusim në pjesën që do të stabilizohen në apartamente. Nëse do të ikin do të dorëzojnë tokat.Historitë që do të marrim një apartament dhe do të mbajmë dhe këtë tjetrën nuk do të funksionojë.

 Duhet të kemi shumë kujdes nga këto lodrat e dyfishta për të cilat ne si popull kemi talent të veçantë.Ata që do të rrinë të gjithë duhet të futen nëpër tenda dimërore.E kemi diskutuar dhe në tryezën e presidentit, tendat të jenë tenda ku mund të jetohet për këtë periudhë. 

Kam folur me presidentin eTurqisë dhe shpresoj shumë që të kemi një ndihmë konsistente me tenda. Janë vendi që kanë prodhuar më shumë tenda në historinë e njerëzimit. Kanë qenë shumë të gatshëm dhe besoj se do të marrim një sasi. Edhe nga Japonia do të sjellin tenda.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME