Categories Lajme

Fshatrat në zonën e Tomorrit lihen në harresë, banori: Na kanë gënjyer për 30 vite për një rrugë

Fshatrat e në zonën e Tomorrit  pjesë e bashkisë Poliçan me një infrastrukturë të mjeruar janë lënë në harresë, banorët shprehen se nuk besojnë më asnjë forcë politike ndaj mos të vijnë anjë lloj ngjyre partiake pasi ata nuk besojnë më.

Fshatrat e zonës së Tomorrit janë fshatrat të cilat nuk është bërë asnji herë investim. Rruga që i lidh fshatrat  me njëri-tjetrin është jo më shumë se15 km por është tepër shkatëruar pasi në të nuk është investuar asnjëherë. Këto fshatra me qëndrër administrative Vërtop, bashkia Poliçan janë fshatra që kanë një popullim më tepër se 2000 banor. Fshatrat janë shumë piktoresk dhe tërheqës për vizitorë të huaj dhe vendas, por mungesa e një rruge bën që këto fshatra të jenë të izoluar nga pjesa tjetër e bashkisë.

Rruga përgjat gjithë gjatësisë së saj është e dëmtuar me taban të shkatërruar dhe me gropa të stërmëdha ku dhe në ditët me diell janë mbushura me ujë. Pjesa më e madhe e banorëve merren me bujqësi dhe blektori por rruga është ajo që i penalizon dhe prodhimet e tyre, pasi nuk arrijn të tregëtohen pranë qyteteve.

Banorët shprehen se në këtë fshat vijnë vetëm në kohë zgjedhjesh ndërsa sapo ato kalojn askush nuk kujtohet për ta. “Kjo rrugë lidh disa fshatra  Lodhishtën Karkanjozin, Rabiakën, Tomorrin por siç edhe shihet vetëm rrugë nuk mund të quhet ajo është tepër e dëmtuar e shkatëruar nga rreshjet dhe dhe ngricat me  gropa të stërmëdha”- tha i riu nga fshati Rabjak.

Një tjetë banor shprehet se kjo rrugë ka plot 40 vjet që nuk është shtruar edhe pse kanë ngritur zërin tek instancat përkatëse por nuk ka pasur ndonjë rezultat. “Ne kemi më shumë se 40 vite me këtë rrugë e cila është hapur shtruar që në kohën e monizmit dhe kurrë nuk është vënë dorë. Shpesh kemi ngritur zërin por askush nuk na dëgjon”,- shprehet një tjetër banor.

Ndërsa më plaku i fshatit shprehet se: nuk duam asnjë lloj përfaqësuesi politik të na vij në fushatë se të gjithë na kanë gënjyer ne një rrugë po kërkojmë dhe kemi 30 vite demokraci që na premtohet, por nuk na realizohet premtimi shikojeni sot është ditë me diell, po në shi këtu nuk kalon dot as makinat e larta përveçse mund të kalohet me kafsh jemi kthyer si në mesjet .

Fshatrat Rabjak Karkanjoz Lodhishtë Tomorr janë fshatra që shtrihen në një zone tepër piktoreske të cilat po të kishin një infrastrukturë të mirë do të ishin zona mjaft të vizitueshme nga turistët .Banorët e këtyre fshatrave  janë njerëz punëtor mikpritës kjo zonë shquhet për prodhimet bujqësore dhe ato blektorale dhe do të kishte zhvillim mjaft të mirë nëse pushtetarët vendor do të investonin në këtë zonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME