Categories Lajme

FSHF në gjyq me Drejtorinë e Tatimeve, Topçiu: Nuk do të ndikojë në afatet e përfundimit të “Arenës Kombëtare”

Juristi i Federatës Shqiptare të Futbollit, Aldi Topçiu ka hedhur dritë rreth çështjes gjyqsore që ka nisur mes Federatës dhe Drejtorisë së Tatimeve, për shkak se kjo e fundit nuk ka shlyer TVSH-në në institucionin më të madh të futbollit në vend si pjesë e projektit të “Arenës Kombëtare”.

Në një lidhje telefonike me “Ora News”, Topçiu pohoi se çështja ka përfunduar në Gjykatën Administrative të Tiranës, teksa shtoi se kjo çështje nuk do të ndikojë në afatet e përfundimit të impianit modern.

“Ajo që di dhe mund të them është që aktualisht kjo është një çështje që po gjykohet përpara Gjykatës Administrative të Tiranës nga ana e Federatës ose më saktë nga ana e institucionit kuqezi, ku Federata është aksionere në shumicën e saj. Është bërë objekt gjykimi përpara Gjykatës dhe jemi në proces për shfuqizimin e vlerësimit përkatës me anë të së cilës Federata nuk është kompensuar me vlerat e pritura prej TVSH-së.

Shtyrja e afateve të “Arenës Kombëtare”? Unë kam besim se me këtë ritëm punimesh që po vazhdon stadiumi do të përfundojë në afatet e premtuara. Nuk e di nëse kjo çështje gjyqsore do të ndikojë drejtpërdrejtë në përfundimin e tij. Megjithatë kuptohet që është një vlerë e konsiderueshme, e cila në mos në përfundimin e stadiumit në tërësi do të ketë impakt në disa gjëra të vogla të projektit. “-tha Topçiu. oranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 77-vjeçare Agim Minxhozi, një prej figurave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

“Sa herë që çmimi i naftës të shkojë në 220 lekë, ne do ta ulim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit e grupit të lidhur me mafian, mes tyre 3 shqiptarë!

Gjykata e Foggia-s në Itali la në paraburgim 14 të arrestuarit e operacionit të javës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Kolonjë, digjet stalla me ushqim për bagëtitë

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë,…

LEXO ME SHUME