Categories Lajme

Fshihet midis rrotave të avionit të nisur nga Algjeria për në Paris, gjendet i gjallë burri

Mund të duket e pabesueshme por një burrë ka realizuar kalimin ilegal nga Algjeria për në Francë, duke u fshehur në pjesën e rrotave të një avioni që u ul në aeroportin Orly të Parisit.

Autoritetet franceze e gjetën të gjallë por me hipotermi të theksuar burrin rreth të 20-ve që ishte fshehur në ndarjen midis rrotave të një avioni tregtar.

Ai u gjet gjatë kontrolleve teknike pasi fluturimi i “Air Algerie” nga Orani, u ul në Paris mesditën e së enjtes.

“Ai nuk kishte letërnjoftim dhe u dërgua në spital në gjendje të rëndë”, njoftuan autoritetet franceze.

Avionët komercialë fluturojnë në lartësinë 9000 deri në në 12000 metër, ku temperaturat zakonisht janë në rreth -50 gradë Celsius dhe mungesa e oksigjenit e bën të pamundur mbijetesën për këdo që udhëton mes rrotave të tyre.

Zbulimi i këtij rasti vjen pas atij të prillit të këtij viti, ku trupi i një burri u gjet midis rrotave të një avioni në aeroportin Schiphol të Amsterdamit, pasi kishte fluturuar nga Nigeria.

Ndërkohë, në korrik 2019, trupi i ngrirë i një burri ra në kopshtin e një banese në periferi të Londrës, pasi ishte fshehur në ndarjen midis rrotave të një avioni të Kenya Airways që do të ulej në aeroportin Heathrow.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Yzberisht,Me shkopinj bejsbolli gati për sherr,procedohen 23 të mitur

Një konflikt mes dhjetëra të miturve është parandaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve

Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëfimi i shefit të Komisariatit të Krujës pasi e rrahën në rrugë

Shefi i Komisariatit të Policisë së Krujës, Elton Shahini, ka reaguar për Top Channel lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Zjarri shkrumbon banesën, çifti i të moshuarve përfundon në spital i asfiksuar

Një banesë është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen nr.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro fiton papritur terren ndaj Lekut brenda javës

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka mbyllur javën në rritje. Sipas kursit…

LEXO ME SHUME